• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 25, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Tritani “diplomat” përplaset me ministrin Bushati për negociatat dhe bllokimin e Gjykatës Kushtetuese

July 19, 2018
in Debat

Mbledhja e Komisionit të Jashtëm është shoqëruar dje me debate mes opozitës dhe mazhorancës. Në seancën dëgjimore, ku ishte i ftuar ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili raportoi mbi situatën dhe përgatitjet për procesin e negociatave me BE, në vijim të konkluzioneve të Këshillit të BE, deputeti demokrat, Tritan Shehu nuk i kurseu sulmet ndaj qeverisë.

Duke u ndalur tek bllokimi i Gjykatës Kushtetuese dhe vendimi i BE për negociatat, deputeti Tritan Shehu i kërkoi ministrit të Jashtëm që ai së bashku me qeverinë të japin dorëheqjen. Shehu tha se një shteti pa gjykatë Kushtetuese nuk mund t’i hapen negociatat.

“Ju po i bëni gisht çështjes së negociatave. A do e jepni dorëheqjen ju dhe qeveria në shtator? A keni ndopak moral ju? Gjykatës Kushtetute i keni vënë çelësin dhe drynin. Një shtet pa gjykatë Kushtetuese, ku rrezikon të mos jetë dhe gjykata e Lartë, nuk mund të ketë demokraci, demokracia është përdhosur, nuk mund ti hapen dyert e BE”, u shpreh Shehu.

Ndërkohë nga ana tjetër, i menjëhershëm ishte reagimi i ministrit Bushati. Ministri tha se bllokimi i Gjykatës Kushtetuese është një shqetësim real, por sipas tij dhe një turp kur shikon sesi gjyqtarët nuk justifikojnë dot të ardhurat e tyre.

“Ju keni shumë të drejtë që jeni të shqetësuar për faktin se gjykata Kushtetuese ka mbërritur në këtë pikë si pasojë e procesit të vetingut, edhe si jurist e ndaj shqetësimin tuaj se një vend pa Gjykatë Kushtetuese nuk është një lajm i gëzueshëm për askënd por nga ana tjetër mua më vjen turp kur shoh që procesin e vetingut qoftë për çështje pasurie, penaliteti e kështu me radhë, nuk e kalojnë dot shumica e anëtarëve të gjykatës Kushtetuese apo Gjykatës së Lartë.

Gjithë kjo punë duhet të na shërbejë si ushqim për të menduar sesi mund ta për mirësojmë cilësinë njerëzore në gjykatën e ardhshme Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë”, tha Bushati. Sakaq, Bushati duke u ndalur edhe tel ligji për magjistratët dhe deklaratat e komisionerit Johannes Hahn, akuzoi opozitën se po planifikonte që të vinte nën kontroll institucionet e drejtësisë. “Thirrja e komisionerit Hahn dje për të votuar ligjin që zhbllokon funksionimin normal të shkollës së magjistraturës nuk ishte një thirrje për të mbështetur as qeverinë dhe as planin që ju pikturuat në formën ogurzeze për të marrë institucionet e drejtësisë”, tha ai.

Next Post

Intervistë me avokatin Romeo Kara për fatin e dosjes "CEZ": Padronët e Nuel Kalajt kanë filluar të dridhen, Llalla bllokoi qëllimisht dëshminë e tij, Berisha do japë llogari!

Pranoi krimin, autori 18 vjeçar ndryshon dëshminë: Nuk e vrava unë!

Edhe një projekt i ri për Vlorën: Edi Rama nxjerr fotot

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved