• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, August 24, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Trump po na poshtëron”! Zelenskyy: E dimë që SHBA nuk na do në NATO

February 13, 2025
in Bota

Volodymyr Zelenskyy është i bindur se Shtetet e Bashkuara nuk duan që Ukrainë të jetë pjesë e NATO-s. Pretendimi i tij, Zelenskyy e ngriti në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të mbajtur në Bruksel.

“I thashë Presidentit të SHBA-së, Donald Trump se garancitë e sigurisë janë padyshim një prioritet për ne dhe ne nuk shohim garanci pa ju. Cilat janë ato? Le të flasim. Unë e di që amerikanët nuk duan që ne të jemi në NATO, të jem i sinqertë. Dhe do të jetë shumë e vështirë për ne”, tha presidenti ukrainas.

Kievi dhe aleatët e tij evropianë kërkuan që të përfshihen në çdo negociatë paqeje, pasi presidenti i SHBA Donald Trump foli me telefon me Vladimir Putinin e Rusisë dhe tha se Ukraina nuk mund të rikthejë të gjithë tokën e saj dhe as të anëtarësohet në NATO.

“Është e rëndësishme që gjithçka të mos shkojë sipas planit të presidentit rus, në të cilin ai dëshiron të bëjë gjithçka për t’i realizuar negociatat e tij dypalëshe, mes tij dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne, si një vend sovran, thjesht nuk do të jemi në gjendje të pranojmë asnjë marrëveshje pa ne. Unë besoj se evropianët duhet të jenë në tryezë për bisedime sepse ne jemi pjesë e Evropës dhe sigurisht që do të jemi anëtare të Bashkimit Evropian”, shtoi ai.

Hapi i njëanshëm i Trump ndaj Putinit, i shoqëruar me lëshime të dukshme për kërkesat kryesore të Ukrainës, ngriti alarmin si për Kievin ashtu edhe për aleatët evropianë në NATO, të cilët thanë se kishin frikë se Shtëpia e Bardhë mund të bënte një marrëveshje pa to.

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius bëri thirrje që Evropa të përfshihet në negociata. “Duhet të jetë e qartë për të gjithë se ne nuk mund të ulemi në tryezën e fëmijëve,” tha Pistorius përpara një takimi të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.

Ndërkaq, Kancelari Federal Olaf Scholz e konsideron të parakohshëm debatin për një forcë të mundshme paqeruajtëse të Ukrainës me pjesëmarrjen e Bundesëehr-it. “Të gjithë e dinë se kjo nuk është një çështje tani,” tha Scholz për revistën “Politico”.

Nuk është as e qartë se në cilat kushte Ukraina do të ishte e gatshme të pajtohej me një marrëveshje paqeje.

Sakaq deputetë të tjerë të Bundestagut gjerman e konsiderojnë një poshtërim iniciativën e Trump për të filluar negociatat me Vladimir Putin, pa përfshirë edhe vendet europiane.

Next Post

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Nuk do të pranojmë asnjë marrëveshje paqeje të rënë dakord mes SHBA dhe Rusisë!

Dado bërtet në seancë :“Je patologjik”! Veliaj: Fakti që gjyqtari po i'u pytet në sytë tanë se ç’masë duhet të marrë, tregon qartë standartin e këtij gjykimi"!

Erion Veliaj reagon nga qelia: Si ma kurdisi SPAK paçavuren për të më arrestuar, ja gabimi në dosje. Ky detaj më tronditi, ja pse nuk është thjesht një “lapsus”

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved