Presidenti i SHBA, Donald Trump ka shprehur kuriozitet për idenë se Volodomyr Zelensky po qëndron president prej më shumë se tre vitesh, për shkak se vendi i tij nuk mund të mbajë zgjedhje në kohë lufte.
I pyetur nga një gazetar, Zelensky tha se është i gatshëm të mbajë zgjedhje sa më parë, por në kohë paqeje.
“Absolutisht, jam i gatshëm, por na duhet paqe, na duhet paqe në tokë, qiell, që njerëzit të votojnë të lirë dhe në mënyrë demokratike”, tha Zelensky.
Presidenti i Ukrainës u ndërpre nga Trump: “Pra ti po thua se nëse vendi është në luftë mund të qëndrosh pa zgjedhje hmm…”.
“Ide e mirë, apo jo”, iu përgjigj Zelensky.