• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
  • sq
    • sq
    • en
    • it
Monday, September 8, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Trupa pa tru dhe transplanti i organeve nga derrat: A i mbështet shkenca pretendimet e Putinit dhe Xi Jinping për jetëgjatësinë deri në 150 vjeç?

September 7, 2025
in Bota

Nga Ian Sample, The Guardian

Pretendimi i liderit rus se njerëzit mund të ‘rinohen’ përmes transplanteve të vazhdueshme të organeve ka ngritur shumë dyshime.

Ndoshta ishte parakalimi ekstravagant i armatimeve vdekjeprurëse, ajo çfarë i shtyu Xi Jinping-un dhe Vladimir Putinin të mendonin për vdekshmërinë gjatë paradës ushtarake të kësaj jave në Pekin.

E gjitha ishte më tepër një batutë, se sa ndonjë diskutim serioz, por me të dy në moshën 72-vjeçare, presidenti kinez dhe homologu i tij rus mund të kenë nisur të ndiejnë dorën e ftohtë të vdekjes mbi shpatull më shumë se sa Kim Jong-un, udhëheqësi 41-vjeçar i Koresë së Veriut që ecte krah tyre.

Teksa bisedonin me ndihmën e një përkthyesi, Xi i tha Putinit se sot, një 70-vjeçar konsiderohet i ri, çka e shtyu Putinin të pohonte se organet njerëzore mund të transplantohen vazhdimisht, duke bërë të mundur që njerëzit, të paktën teorikisht, të “shtyjnë pleqërinë deri në pafundësi”. “Në këtë shekull,” u përgjigj Xi, “mund të arrihet që të jetosh deri në 150 vjeç.”

Ishte një bisedë e shkujdesur mes dy presidentëve, por a kanë arritur vërtet zhvillimet në transplantin e organeve në një fazë ku procedurat mundet jo vetëm të zgjasin jetën e njerëzve të shëndetshëm, përveçse të shpëtojnë ata që vuajnë nga sëmundje terminale?

Për disa raste të veçanta pacientësh, transplanti i organeve është i pashmangshëm. “Nëse gjendesh në stadin final të një sëmundjeje të veshkave, mëlçisë apo zemrës, transplanti përgjithësisht shton disa vite jetë,” thotë Reza Motallebzadeh, profesor i transplanteve renale në UCL (University College of London). “Është padyshim shpëtim jete.”

Sot, është një listë e gjatë organesh e indesh që mund të bëhen transplante, përfshirë zemrën, mushkëritë, veshkat, pankreasin, mëlçinë, zorrën e hollë, lëkurën, kockat dhe valvulat e zemrës. Ndërkaq, po shtohen edhe organe të tjera. Më herët këtë vit, një grua u bë e para në Britani që solli në jetë një fëmijë pas një transplanti të mitrës nga motra e saj.

Në mbarë botën, kërkesa për transplante organesh është më e lartë se sa organet në gjendje për t’u transplantuar. Në Britani, lista e pritjes nuk ka qenë kurrë më e gjatë.

Por ç’do të ndodhte nëse do të kishim një furnizim të bollshëm organesh për transplante? A do të kishte kuptim që ato t’u ofroheshin edhe të moshuarve për t’i mbajtur të shëndetshëm? Motallebzadeh është skeptik. “Një transplant organi është një operacion masiv dhe njeriu duhet të jetë mjaftueshëm i fortë nga ana fiziologjike për ta përballuar,” thotë ai.

Por kjo nuk është e vetmja gjë që duhet patur parasysh, shton Motallebzadeh. “Tre shkaqet kryesore të vdekjes te marrësit e organeve, janë kanceri, infeksioni dhe sëmundjet kardiovaskulare. Shumë nga terapitë e kundër-refuzimit kanë efekte anësore që çojnë në këto sëmundje.”

Me pak fjalë, kryerja e ndërhyrjeve të shumta kirurgjikale dhe dozat e vazhdueshme të medikamenteve të forta për të shmangur refuzimin e organeve nga trupi i marrësit, rrisin rrezikun për kancer, sëmundje kardiovaskulare dhe infeksione vdekjeprurëse, që shkurtojnë jetën në vend që ta zgjasin atë.

Ndërkaq, përpjekje të mëdha po bëhen për të zgjidhur problemin e mungesës së organeve për transplante. Një zgjidhje është përdorimi i organeve nga derrat. Procedura, e quajtur ksenotransplantim, është ende në fazë eksperimentale, por mjekët në Nju Jork kanë transplantuar veshka dhe mushkëri derri te persona të shpallur të vdekur klinikisht për të parë reagimin.

Gjatë vitit të fundit, dy pacientëve të gjallë iu është bërë transplant i veshkave, pikërisht nga veshka derri të modifikuara gjenetikisht. Ndryshimet gjenetike eleminuar gjene të dëmshme, çaktivizuan viruse të fshehura në gjenomin e derrit që mund të rishfaqeshin dhe, më e rëndësishmja, shtuan gjene njerëzore për ta bërë organin më të përshtatshëm me organizmin njerëzor.

Organet u siguruan nga kompania bioteknologjike “eGenesis”, bashkëthemeluar nga gjenetisti i Harvardit, George Church, i cili tha se të dy pacientët ishin “të shëndetshëm e të lumtur” dhe nuk kishin më nevojë për dializë.

Kompania ka marrë miratimin e Agjencisë së Ushqimit dhe Medikamenteve në SHBA, për të kryer një provë klinike me 33 pacientë. “Nëse këta 33 pacientë dalin po aq mirë sa të parët, atëherë procesi do të zgjerohet për të përfshirë të gjithë popullsinë,” tha Church. “Numri i derrave që do të duhej lindnin, s’është veçse një fraksion i vogël, krahasuar me numrin që konsumohet çdo vit në formën e mishit për ushqim.”

Për momentin, fokusi është te veshkat, mëlçia dhe zemra, por Church parashikon të ofrohet çdo organ e ind që normalisht transplantohet nga njeriu te njeriu.

Mbarështimi i derrave për organe do të ketë kritikët e vet, por në tryezë janë edhe propozime shumë më radikale dhe të dyshimta për nga aspekti etik. Më herët këtë vit, studiuesit thanë se përparimet në biologjinë e qelizave burimore dhe teknologjinë e mitrave artificiale mund t’u mundësonin shkencëtarëve të krijojnë trupa rezervë njerëzorë.

Procesi është i ndërlikuar. Ai përfshin krijimin e një embrioni nga qelizat e pacientit, çaktivizimin e gjeneve të nevojshme për të formuar trurin dhe rritjen e tij në një mitër artificiale. Rezultati është një trup njerëzor pa tru, i ndërtuar për të furnizuar organe për “prindin” e vet gjenetik.

“Ekziston faktori i neverisë,” shprehet Carsten Charlesworth, studiues postdoktoral në Universitetin Stanford. “Për shumë njerëz, transplanti i një krahu, mëlçie, apo veshke nuk përbën problem. Por kur ke gjithçka të transplantueshme përveç trurit, duket më njerëzore dhe njerëzit shqetësohen.”

Church ka shpresa të mëdha për një qasje tjetër. Mëlçia dhe organet e tjera mund të modifikohen gjenetikisht, brenda ose jashtë trupit, për të qenë rezistente ndaj infeksioneve dhe për të çliruar përbërës anti-plakje si proteina që ndihmojnë trupin të ruajë shëndetin. “Në njëfarë mënyre, je duke i kthyer organet në një terapi kundër plakjes,” thotë ai. Nëse bëhet brenda trupit, shmang nevojën për kirurgji të mëdha, ilaçe të rrezikshme si ato të terapive për të shmangur refuzimin e organit të transplantuar, dhe trupa njerëzorë pa kokë.

Por, a mund të jetojnë njerëzit e lindur në këtë shekull deri në 150 vjeç? “Me shumë gjasë, dikush i cili do të lexojë artikullin tuaj, do të jetë i fundit brez që nuk do të ketë shansin të jetojë deri në 150 vjeç,” thotë Church. “Do të ishte e trishtë të jesh një nga njerëzit që e humbet këtë shans, dhe kam ndjesinë se unë jam një prej tyre.” /b.r

Next Post

Pavarësisht çfarë thotë DASH republikani i Gërdecit Mediu flet broçkulla: "Non grata" e Berishës është... kot! Ai mund të marrë vizë kur të doj bashkë me Lirinë, Zenin dhe Gitën

Beci: Shkodër, eklipsi i plotë dhe spektakolar i Hënës

Në kujtim të legjendës Ayrton Senna: Vdekja e tij shpëtoi jetë

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved