• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
  • sq
    • sq
    • en
    • it
Monday, September 1, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Turqi/ Presidenti i klubit të futbollit ekzekutohet me plumb në kokë teksa hante në restorant! Momenti kur vrasësi gjakftohtë e qëllon

August 29, 2025
in Bota

Presidenti i një skuadre futbolli në Turqi është ekzekutuar me gjakftohtësi brenda një restoranti në Stamboll ku po darkonte me një mik të tij.

Autori gjakftohtë i veshur në të zeza dhe me kapele, hyri në restorantin e mbushur me klientë dhe me një tek plumb pistolete e qëlloi nga pas shpine në kokë 49-vjeçarin Tuncay Meric, në periferi të lagjes Cekmekoy.

Kamerat regjistruan vrasjen e presidentit të ekipit Alemdag Spor, mbrëmjen e së mërkurës dhe janë publikuar menjëherë nga mediat.

Autori i afrohet atij dhe, pasi nxjerr një armë nga brezi, e qëllon një herë në kokë, duke shkaktuar panik tek klientët, ndërsa ai ikën menjëherë.

Menjëherë pas ngjarjes forcat e sigurisë nisën hetime të gjera për të identifikuar autorin. Sipas njoftimit të Ministrit të Brendshëm Ali Gerlikaya, i dyshuari kryesor, një 17-vjeçar, u përpoq të arratisej jashtë vendit dhe u gjet në Edirne , ku u arrestua. Së bashku me të, një burrë 64-vjeçar i cili e fshehu të dyshuarin në shtëpinë e tij dhe u përpoq të ikte, po mbahet gjithashtu nga autoritetet.

Një dëshmitar okular e përshkroi momentin e vrasjes:

“Isha ulur në një kafene me miqtë. U ngrita për të shkuar në tualet. Po shikoja pamjet e një sherri. Nuk kishte asnjë debat, asnjë dialog. Papritmas, një burrë i ri në moshë të mesme ngriti armën drejt burrit pranë tij dhe e qëlloi. Të gjithë po vraponin në atë moment, unë u shtriva përtokë.”

Sipas mediave, autoritetet turke njoftuan se hetimi mbi motivet dhe rrethanat e vrasjes është duke u zhvilluar, me rastin që tronditi opinionin publik sportiv dhe politik të vendit, por shkaqet mbeten ende të panjohura.

Next Post

Sulmoi Kongresin me fanatikë të revoltuar që besonin se zgjedhjet u vodhën! Dokumenti: Çfarë shkruante në 2021 Berisha për presidentin Trump?

E vërteta që rrëzon mitin, teksa propaganda britanike vijon kundër shqiptarëve

Arratisja nga Shqipëria!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved