• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, September 19, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

U aksidentua sot për vdekje në Tiranë, kush është ‘Xubi’ i Yzberishtit, i akuzuar për vrasje të bujshme! Subjekt i OFL

May 11, 2021
in Aktualitet, Kronike

Fatmir Avdillari është përplasur sot për vdekje në një aksident tragjik në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Nga dinamika e ngjarjes mësohet se 45-vjeçari i ka prerë rrugën një makine dhe më pas ka shkuar edhe është përplasur ‘kokë më kokë’ me një tjetër automjet.

Nga dinamika duket që gjithçka ka qenë aksidentale dhe nuk ka pasur prapavijë kriminale. Fatmir Avdillari ka qenë një personazh i njohur për institucionet ligjzbatuese në vend, deri te subjekt i OFL-së.

Kush është Fatmir Avdillari?

Fatmir Avdillari, është i njohur si një ndër anëtarët e bandës së Yzberishtit në vitet ’97-’98, ku bashkëanëtarë kanë qenë edhe dy vëllezërit e tij, Nazmiu dhe Iliri, ky i fundit i cili identifikohet si “kapoja”. Fatmir Avdillari së bashku me vëllanë Ilirin, por edhe persona të tjerë kanë qenë të njohur si anëtarë të bandës së Yzberishtit në vitet ’97-’98, të akuzuar për shumë vepra penale, mes të tjerash edhe vrasje.

Fatmir Avdillari ka qenë dënuar me 12 vjet burg, ndërsa doli nga qelia në 2008. Një vit pasi doli ai ekzekutoi Ardian Tahirin në 11 prill 2009. Tahiri u vra me një plumb në kokë në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë. Në atë kohë ‘Xubi’ pranoi në gjykatë krimin dhe deklaroi se Tahirin e kishte ndjekur prej një jave.

Sipas policisë, Fatmir Avdillari ka pasur dyshime se emigranti Ardian Tahiri i kishte vrarë vëllain, Fiqiri Avdillarin në Athinë.

Ai ishte ekzekutuar në janar të vitit 2008 në Greqi dhe më pas ishte djegur, në kohën kur vëllai i tij, Fatmir Avdillari ndodhej në burg. Por pavarësisht deklarimeve të ‘Xubit’ prokuroria dyshonte se konfliktet e tyre kanë qenë të hershme.

Sapo ka dalë nga burgu, Fatmir Avdillari, i njohur me pseudonimin “Xubi” mblodhi të dhëna për vrasjen e vëllait dhe dyshimet e çuan tek Ardian Tahiri, ndaj të cilit u hakmor, duke e vrarë. Ndërkohë që pas daljes nga burgu, në 2017 u akuzua për trafik droge.

Ndërkohë që vëllai i ‘Xubit’ Ilir Avdillari ka qenë dënuar për vrasjen e biznesmenit italian Stefano Rossi. Vrasja u krye më 27 janar të vitit 1998, në momentin kur Rossi kishte tërhequr 30 milionë lireta nga banka dhe u ekzekutua vetëm 100 metra larg fabrikës së tij.

Next Post

Nuk ka më 'Bulevard Blu' në Kamëz! Investimi në rrethrrotullimin qendror, Rakip Suli 'zbret nga kali' Xhelal Mziun

Detaje shokuese , po luanin ‘Ruletën ruse’! Zbulohet arsyeja përse u v.ra nga shoku i tij 27-vjeçari në Tiranë

“Beteja tani fillon”! Basha rinis fushatën nga Durrësi: Rama ik! Le të ndezim motorët e ndryshimit, kemi fituar thellë por na vodhi krimi

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved