Kreu i “Nismës Thurrje” , Endrit Shabani ka paralajmëruar padi ndaj ish-aleatit të tij, Adriatik Lapajt, babait dhe kushërinjve të këtij të fundit.
Për Top Channel, Shabani ka treguar se Lapaj së bashku me njerëzit e tij e kanë kërcënuar me jetë atë dhe dajën e tij, Zeqir Kordhonin dhe për këtë arsye është duke përgatitur një kallëzim për ta çuar në Prokurori.
Duke u shprehur i zhgënjyer nga kjo situatë, kreu i “Nismës Thurrje” deklaroi se nuk e priste që grupet kriminale apo kërcënimet të zgjidhnin çështjen e një mandati.
“Pas kërcënimeve të aktivistëve tanë, ndaj meje… Kërcënimet kanë qenë me jetë. Kërcënime serioze nga aktorë të rrezikshëm. Po përgatitet një dosje. Unë personalisht do doja që ky debat të mos shkonte në dyert e gjykatave”, është shprehur Shabani, teksa më tej i keqardhur thotë se nuk ekziston më një koalicion mes tyre.
“Është zhgënjim. Nuk e kam pritur kurrë që nga forcat e reja , nga Adriatiku jo e jo, nga të rinjtë apo politikanët në vitit 2025 që çështja e një mandati të zgjidhet me grupe kriminale apo e kërcënime. Ka një vijë të kuqe që u kalua me kërcënime. Pas kërcënimeve të aktivistëve tanë, ndaj meje… Kërcënimet kanë qenë me jetë. Kërcënime serioze nga aktorë të rrezikshëm. Po përgatitet një dosje. Unë personalisht do doja që ky debat të mos shkonte në dyert e gjykatave. Sot nuk ka më një koalicion, më vjen keq ta them.
Gjëja e parë Adriatiku filloi kërcënimet me jetë, kalamajtë… pas Adriatikut, i ati i tij. Ata kushërinjtë janë të Adriatikut, janë shumë shumë problematikë dhe e gjithë kjo ishte para se të bëhej problematike. Ata dinin numrin e Zeqirit, numrin tim…prandaj ka fikur telefonin ai.
Lapaj bëri një zotim ndaj nesh, ndaj aktivistëve të vetë, ndaj votuesve të vetë. U angazhua duke i thënë njerëzve se nuk po luftonte për karrigen e vetë. Pas zgjedhjeve pati një tërheqje nga ky qëndrim. La një zhgënjim dhe te elektorati, te aktivistët dhe te ‘Nisma Thurje’.
Unë nuk e bind dot Zeqirin që ndërkohë që ai e mban fjalën, Adriatiku mund të mos e mbajë fjalë. Zeqiri s’ka pasur qellim për t’u bërë deputet”, tha Shabani.