• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, September 15, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Unifikohet parauniversitari. Nikolla: Ndërlidhim kurrikulat per fëmijët nga 3-18 vjec.

October 12, 2018
in Sociale

Programet e arsimit parashkollor dhe programet e arsimit parauniversitar për herë të parë ndërlidhen nëpërmjet kornizës së hartuar kurrikulare me ekspertët më të mirë. Ministria e Arsimit ka arritur të unifikojë lidhjen mes këtyre programeve për fëmijët nga 3-18 vjeç duke lehtësuar kalimin nga parashkollori në klasën e parë dhe formuar kompetencat e nxënësve. Gjatë aktivitetit të zhvilluar me temë “Arsimi parashkollor në fokusin e reformave të plota arsimore” ministrja e Arsimit deklaroi se  integrimi i kurrikulës së arsimit parauniversitar është një investim për të ardhmen sepse sa më shumë të investojmë në fëmijërinë  e hershme aq më shumë do të kemi komunitete më të zhvilluara, shoqëri më të zhvilluara dhe ekonomi më të mirë në vend.

 

“Është një moment i rëndësishëm, sa më i plotë dhe se sa më cilësor të jetë investimi në fëmijërinë e hershme aq më e lehtë bëhet kalimi nga kopshti në klasën e parë duke përshtatur gjithë ato ndryshimeve sociale, fizike e shoqërore të fëmijëve kur kalojnë në shkollë. Besoj ky është një nga momentet që ky proces adreson dhe sigurisht patjetër për ta bërë gjithë kurrikulën e arsimit parauniversitar, një kurrikul të integruar për çdo fëmijë nga 3 deri në 18 vjeç.” – u shpreh Nikolla.

 

Nikolla u shpreh e vendosur që këtë reformë ta konsolidojë edhe më tej pavarësisht se disa institucione të arsimit parashkollor janë nën përgjegjësinë e pushtetit vendor.

 

“Fakti që procesi i decentralizimit ka çuar që institucionet e arsimit parashkollor të jenë nën përgjegjësinë e pushtetit vendor, e bashkive, nuk do të thotë hap mbrapa, nuk do të thotë që gjithçka që ne kemi nisur tashmë  do  të tërhiqemi, në kuptimin e një përgjegjësie nuk është më e arsimit por është e bashkive, kurrsesi jo edhe jo. Në mënyrë shumë të qartë ne nuk mund të tolerojmë dhe nuk mund të bëjmë që paratë dhe  investimet që vijnë nga partnerë tanë të rëndësishëm, investime që vijnë nga buxheti, nga para të prindërve shqiptarë të mbeten në mes të rrugës vetëm për faktin që ne tashmë kemi vetëm një kalim përgjegjësie në një institucion tjetër.” – deklaroi ministrja.

 

Rreth 5 mijë mësues pritet të trajnohen dhe kualifikohen nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit për këtë kurrikul të re në arsimin parashkollor, krahas ngritjes së rrjeteve profesionale të mësuesve të parashkollorit. Ndërkohë që janë miratuar edhe standardet   profesionale   të   formimit   të përgjithshëm të mësuesit të arsimit parashkollor,  dokument që përmban  11 standarde të rëndësishme  për   mësuesin.

Next Post

“Il mesaggero”: Tirana, aty ku ngjyrat pushtojnë rrugët

Itali, revolta e 70 mijë studentëve me sloganin: “Të gjithë flasin për ne, por askush nuk flet me ne”!

Ligji anti-shpifje, Rama: Qenkan acaruar shpifësit pse do t’i çojmë në gjyq, përgjegjësia për fjalën u duket diktaturë

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved