• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, September 20, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Ushtria Shqiptare 2020 – 2023: Raketa, dronë, artileri dhe avion e helikopterë amerikanë!

November 8, 2020
in Aktualitet, Kryesore

Në tre vitet që vijnë, krahas bazës së Kuçovës e cila do të vihet në dispozicion të avionëve të NATO-s, Shqipëria do të ketë edhe pajisje të reja me raketa dhe dronë. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneralmajor Prof. Assoc. Bajram BEGAJ shprehet se në vitet 2020-2023, do të intensifikohet modernizimi i FA duke investuar në sisteme, pajisje dhe infrastrukturë.

“Kompletimi i njësive të deklaruara në NATO me sisteme të ndërveprueshme identifikimi do të ecë paralel me përmirësimin e kapaciteteve të kërkuara për vëzhgimin e hapësirës tokësore (përfshi sistemet e fluturimit pa pilot (UAV), detare dhe ajrore të RSH, për të garantuar monitorimin e hapesirës, sigurinë e informacionit, transmetimin e të dhënave dhe menaxhimin e dokumenteve, në përputhje me zhvillimet teknologjike”, thuhet në dokument.

Plani parashikon që Forcat Ajrore (FA) do të modernizohen dhe fuqizohen me helikopterë Black Haëk, dhe Ground Based Air Defence (GBAD). “Sistemi i Integruar i Vëzhgimit të Hapësirës Ajrore (SIVA) do të vijojë të integrohet në Sistemin e Integruar të Mbrojtjes Raketore dhe Ajrore të NATO-s (NATINAMDS) për të siguruar vëzhgim të pandërprerë dhe shkëmbimin e pamjes ajrore për vendin dhe Aleancën.

Gjithashtu, do të përmirësohen sistemet e komunikimit tokëajër-tokë, pajisjet speciale për ekuipazhet fluturuese dhe për mirëmbajtjen e helikopterëve. Forca Ajrore do të ndjekë dhe koordinojë zbatimin e projektit të NATO-s, për shndërrimin e Bazës Ajrore në Kuçovë në një Bazë të Dislokueshme Taktike në dispozicion të NATOs, por edhe për përdorim kombëtar”, thuhet më tej.

Sipas këtij dokumenti që po publikon Tirananews.al, prioritet do të jetë forca tokësore, me fokus grup-batalionin e këmbësorisë së lehtë, elementët e tij mbështetës dhe njësitë e tjera të deklaruara në NATO.

“Nisur nga parimi i një seti të vetëm forcash, batalioni i dytë i këmbësorisë, si elementi kyç i grup-batalionit, krahas plotësimit me personel dhe intensifikimit të stërvitjes, do të kompletohet me pajisje, armatim dhe teknikë, për rritjen e fuqisë së zjarrit, lëvizshmërisë dhe mbrojtjes së trupave, për të qenë i gatshëm për pjesëmarrjen në operacionet e Aleancës.

Programet e modernizimit në FARSH, do të përmirësojnë armatimin e lehtë, pajisjet individuale të ushtarit, mbështetjen me zjarr indirekt, sistemet e komunikimit taktik, pajisjet e zbulimit, pajisjet speciale për kushte ekstreme moti dhe terreni, pajisjet mjekësore dhe pajisjet e mbrojtjes individuale e kolektive ndaj ADM, krahas investimeve në infrastrukturën e jetesës dhe stërvitjes”.

Ndërkaq, oficerët do të titullohen pas arsimimit kryesisht në AFA apo në vendet Aleate, kurse nënoficerët do të përzgjidhen midis ushtarëve/detarëve më të mirë pas përgatitjes në institucionet përkatëse arsimore.

Next Post

Petrit Vasili infektohet nga Covid-19: Shtrohet në reanimacion për shkak të gjendjes së rëndë

A mund të arrestojë “Specialja” e Kosovës në Shqipëri?

“Qenie qesharake”, ish anëtari i PD ironizon opozitën: Kur ta kuptojnë të vërtetën do qajnë “Luli ik”

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved