Manjati Elon Musk ka komentuar përsëri çështjen e nivelit të ulët të lindjeve në Greqi përmes një postim në platformën “X” në pronësi të tij.
Musk shkruan “Vdekja e Greqisë” dhe në postimin e tij ka shpërndarë lajmin për mbylljen e 700 shkollave në të gjithë vendin.
Të paktën dy herë në të kaluarën Elon Musk është drejtuar posaçërisht Greqisë për çështjen e niveleve të ulëta të lindjeve.
“Greqia po përjeton një kolaps popullsie”, shkroi ai në prill 2024, ndërsa pesë muaj më vonë, në shtator, shprehu habinë e tij për faktin se në vendin grek numri i vdekjeve ishte dy herë më i lartë se numri i lindjeve.