• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, September 21, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Vdekja tragjike e djalit të vetëm të poetit Arben Duka, rrëfimi prekës i nënës dhe vargjet amanet të babait për djalin

February 5, 2022
in Aktualitet, Kryesore

Nga Entela Resuli

Pesëdhjetë ditë pas vdekjes së Arben Dukës, ndërron jetë, djali i tij, Denisi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pasojë e një infarkti kardiak.

Arbeni dhe Pranvera ishin prindër të 2 fëmijëve, Denada dhe Denisi. Të dy jetonin dhe punonin në ShBA ku prindërit i vizitonin kur mundnin.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Denisit është mësuar mëngjesin e ditës së enjte.

Denisi, i cili nuk arriti ta përcillte për në banesën e fundit babain e tij, për shkak të largësisë, por edhe të një amaneti që ai i kishte lënë, e kishte peng këtë të fundit.

Pranvera Duka, e ka rrëfyer këtë ndjesi të të birit vetëm disa ditë pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj në një intervistë në DITA.

Ajo na rrëfeu edhe si i biri i saj ka fituar strehim politik në SHBA për shkak të përndjekjes që i ishte bërë familjes së tyre nga Sali Berisha.

“Kur ishte në klasën e pestë Denisi, në vitin ’98, na e rrëmbyen. Ai ishte moment më i vështirë për ne, kur nuk kemi ikur atëherë nga mendtë e kokës… Për fat e gjejmë në Durrës.

Edhe kur ka qenë student djali, i kanë dalë përpara me pistoletë. Edhe atëherë jemi shqetësuar shumë dhe bëmë letrat e nisëm në Amerikë. Ishte student, në vit të tretë për Gjuhë dhe Letërsi, se edhe ai ka shumë talent si Beni.

Atje u përpoqëm me të gjitha mënyrat për të marrë strehim politik, çuam të gjitha gazetat që kishin shkruar për ne. Denisi u bë 15 vite që ka ikur në Amerikë, vajza, Denada 20. Janë të martuar dhe me fëmijë të dy.

Djali përfundoi studimet më tej për Diplomaci, Marrëdhënie Ndërkombëtare. Denisi shkruan shumë bukur. Madje Beni kërkonte t’ia mblidhte dhe t’ia botonte shkrimet. Por është e kundërta e Benit, është shumë filozofik, pasi edhe librat që lexon me tepër janë me orientim pikërisht filozofik. Më shumë është i prirur drejtë prozës.

Beni ia la amanet me gojë: Babi nuk është mirë, i tha, por çfarë do që të ndodhi, se dhe mund të ndodhi, i tha, ju të dy ju nuk do të vini.

Ishte dhe kohë e shkurtër, që nga momenti kur u dha lajmi deri sa u varros Beni ishin vetëm 24 orë. Ata nuk arrinin dot as në Europë me gjithë këto masa për Covidin, plus me fëmijë të vegjël janë…

–Besoj e kanë përjetuar shumë…?

“Shumë, madje unë tani sa të bëj të dyzetat e Benit do iki tek ta dhe duhet të rri 3-4 muaj, se, sidomos djali, po e përjeton shumë keq. Më merr shpesh në telefon…”- tregon Pranvera Duka për Dita.

Nga Arben Duka

…për Denisin

Si pikë e lotit ngjan me mua,
o Biri im-Denis,
babai nga vitet u rrëzua,
po ti m’u bëre Lis!

M’u rrite shpejt-si vetëtima,
sa më tani s’të njoh,
në çdo qelizë të qënies tënde,
unë veten time shoh!

Ndaj do të shkoj këtej i qetë,
dhe dheu do më treti,
se shpirti im i gjerë si det,
tek ti i gjithi mbeti.

Kjo s’është Këngë për Lamtumirë,
po ku i dihet jetës,
bëhu në jetë Njeri i Mirë,
dhe Rob i së vërtetës!

Kjo s’është Këngë për Lamtumirë,
po jeta çfarë s’punon,
bëhu në jetë Njeri i Mirë,
se shpirti im të mbron.

Haj-paqe Biri im i vetëm,
më shumë s’kam ç’të them,
po shpirti im ty do të mbrojë,
dhe fare kur mos jem!

Tiranë, 6.12.2007

Next Post

Arian Çani tregon si e paralajmëroi Tahirin: I thashë kush ta ka bërë, kush ka shkuar në ambasadën amerikane, kush po ta bënë gropën... e ke në parti

Gazetari i njohur zbulon se Prokuroria ka dalë e humbur nga dënimi i Saimir Tahirit

Zbardhet vendimi i gjykatës, ja pse u dënua ish-ministri Saimir Tahiri sipas trupës gjykuese

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved