• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
  • sq
    • sq
    • en
    • it
Thursday, September 11, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Veliaj: Zyrtarët e Metës dhe Monës menaxhuan inceneratorët! Çështja ‘McGonigal’ një stuhi në gotë: Berisha uli Fazlliç në Këshillin e Sigurisë Kombëtaret

February 9, 2023
in Aktualitet

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se Tirana sot është shumë herë më e pastër se në kohën kur Bashkia drejtohej nga koalicioni Meta-Berisha. Duke folur për inceneratorët, ai theksoi dje në një media se kanë qenë pikërisht ish-ministrat dhe ish zyrtarët e LSI-së ata të cilët kanë menaxhuar gjithë këtë proces.

“ Si ka mundësi që deri në vitin 2019, LSI-ja dhe zonja në fjalë, bashkë me të shoqin president, nuk kishin asnjë problem me inceneratorin? Sepse ishin zyrtarët e partisë së tyre që e menaxhonin këtë punë dhe kishin atë sektor. Do me thënë, vetëm pasi prishen me njëri – tjetrin këta janë gati që të djegin gjithë Shqipërinë. Do të thotë që zonjës Kryemadhi, zotit Meta, Saliut, Lulit etj, iu shijonte kontrata që kishin më përpara”, deklaroi ai.

Më tej Veliaj nënvizoi se sot Tirana pastrohet shumë më lirë se sa në kohën kur në krye të Bashkisë ishte Lulzim Basha. “Këta e kanë menaxhuar Bashkinë e Tiranës në vitin 2015 dhe propozimi i tyre ishte për 37 euro toni, sot është 28, Durrësi e ka 29 se ka edhe pjesën e distancës. Sot Tirana paguan më pak se qytetet e tjera, por një gjë është e sigurt, Tirana sot paguan 1/3 e toni më pak, se koalicioni Meta -Berisha – Basha -Kryemadhi në Bashkinë e Tiranës.

Të kujtoj që Basha ishte kryetar bashkie, kryeministër ishte Sali Berisha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kishin Tit Vasilin dhe Jorida Tabakun këtu nënkryetarë dhe kontrata e tyre dhe propozimi i tyre ishte 1/3 më shumë”, theksoi kreu i Bashkisë. Krebashkiaku Veliaj u ndal dhe në çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal, duke e konsideruar atë shumë zhurmë për asgjë.

“Shumë zhurmë për asgjë, të bësh një stuhi në gotë pse takohen njerëz, jam i sigurt se diferenca e madhe është që në dallim nga Damir Fazlliç që qeveria e merrte dhe e ulte në Këshillin e Sigurimit, këta janë njerëz që mbarojnë vizitat e kortezisë dhe vazhdojnë në punën e tyre”, nënvizoi Veliaj.

Next Post

Inteligjenca e Luizit nuk njeh limite! Këngëtari zbulon lojën e pisët të produksionit dhe e thotë pa ju dridhur qerpiku me zë të lartë: Bledi Mane ka një mision!

Pse janë të rëndësishme 72 orët e para pas tërmeteve?

“Disa gjakmarrje zgjasin me dekada”! The Guardian ‘shpërthen’ me kritika të ashpra ndaj qeverisë britanike: Fëmijët shqiptarë vijnë në Britani për siguri, por përballen me mizoritë e Home Office

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved