• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, September 20, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Vendimi për të bllokuar fushatën e qeverisë krijon tension në KQZ, anulohet mbledhja në minutat e fundit, kërkohen konsultime

December 23, 2020
in Aktualitet, Kryesore

Vendimi për të bllokuar inaugurimet e qeverisë 4 muaj para zgjedhjeve duket se ka krijuar tension në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ilirian Celibashi ka hartuar një dokument në kuadër të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, ku në një farë mënyrë qeverisë nuk i lejohet të bëjë fushatë me banesat e rindërtuara nga tërmeti, me legalizimet dhe me projekte të tjera të saj.

Ky draft do të diskutohej dje nga Komisioni Rregullator, por mbledhja është anuluar në minutat e fundit dhe është shtyrë për sot. KQZ përmes një njoftimi për mediat ka dhënë arsyet e shtyrjes. “Mbledhja e Komisionit Rregullator e parashikuar për tu zhvilluar ditën e sotme në orën 17:30, do të zhvillohet ditën e Mërkurë, datë 23.12.2020 në orën 18:00.

Kjo shtyrje erdhi si nevojë për konsultime të mëtejshme nga Anëtarët e Komisionit Rregullator, për shkak të opinioneve dhe sugjerimeve të shumta që janë dhënë nga subjekte të ndryshme të interesuara, për projektvendimin “Për rregullat për raportimin e veprimtarive me karakter publik të institucioneve publike, agjencive dhe/ose ndërmarrjeve shtetërore, kategoritë e veprimtarive të ndaluara, si dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes dhe përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore para zgjedhjeve””, tha KQZ.

Detajet e vendimit

Sipas dokumentit të përgatitur nga KQZ, janë listuar disa zyrtarë të cilët ndalohen të ushtrojnë disa aktivitete përpara zgjedhjeve. Këto kufizime u vendosën në Kodin Zgjedhor gjatë negociatave në Këshillin Politik. Ndalohet prezantimi i projekteve dhe investimeve në fushën e transportit, energjisë, mjedisit, shëndetësisë, dhe kulturës.

Ndalohet edhe reklamimi i objekteve të rindërtuara ose në proces ndërtimi për shkak të fatkeqësive natyrore si përshembull tërmetit. Ndalohet po ashtu shpërndarja në veprimtari publike të lejeve të legalizimeve. Gjithashtu qeverisë i ndalohet të marrë vendime për rritjen e pagave, pensioneve, uljes ose heqjen e taksave, mbështetjes ekonomike apo sociale, vendosja e amnistisë fiskale, dhënien e pasurive dhe shpërblimeve apo lejen e privatizimit. Zyrtarët që u ndalohen këto aktivitete janë:

Kryeministri, zëvendëskryeministri, ministrat, zëvendësministrat, kryetarët e bashkive, Drejtorët e përgjithshëm të agjencive, Drejtorët e sh.a si përshembull OSHEE, Ujësjellësit, Posta, etj. Qeveria do të vazhdojë të funksionojë por për çfarëdo aktivitetesh që do të kryejë, institucionet përkatëse do të njoftojnë KQZ 5 ditë përpara. Nëse Komisioneri i Përgjithshëm Ilirjan Celibashi do t’i vlerësojë si aktivitete të ndaluara, ato do të anulohen dhe nuk do të lejohet transmetimi i tyre në media.

“Kryeministri, zëvendëskryeministri, ministri dhe zëvendësministri, kryetari i bashkisë dhe zëvendësit e tij, drejtori i përgjithshëm i agjencive apo institucioneve në varësi të Kryeministrit, Këshillit të Ministrave, drejtori i përgjithshëm dhe zëvendësit e tij për shoqëritë tregtare në të cilat shteti ka më shumë se 50 për qind të aksioneve, titullari dhe zëvendësit e tij për ndërmarrjet shtetërore gjatë periudhës kohore 4 muaj para datës së zgjedhjeve, e kanë të ndaluar të drejtojnë, të marrin pjesë apo në çfarëdolloj forme të kontribuojnë në veprimtaritë publike të ndaluara sipas këtij vendimi”, thuhet në dokument.

Në dokumentin e hartuar janë listuar dhe penalitetet për zyrtarët, partitë dhe kandidatët që nuk i zbatojnë këto rregulla. Kush nuk raporton aktivitetet në KQZ, titullarët që pengojnë raportimin dhe partitë/kandidatët që përsërisin shkeljen do të gjobiten duke filluar nga shuma 100.000 deri në 500.000 lekë.

Next Post

Sali Berisha e pranon në emision 'live': Ky është gabimi më i rëndë që kam bërë në të gjithë karrierën politike!

Makeup artistja tregon eksperiencën e vështirë me Covid-19 dhe bën rrëfimin tronditës: Kalova në botën tjetër, fola me babain që më ka vdekur!

Presioni amerikan prish planet e Metës për të kapur Kushtetuesen, KED i dërgon Aleksandër Tomën dhe Përparim Kalon, dy emra jopolitikë

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved