• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
  • sq
    • sq
    • en
    • it
Sunday, September 7, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

VIDEO/ Anëtari i KLP-së Sokol Stojani dikretiton kryetaren Bogdani: Jeni e paaftë, oh Zot! Garantimi i pagave nuk është diskutuar as në ’97-ën! Jemi bërë si agjenci udhëtimi !

September 3, 2025
in Debat

Mbledhja e parë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në hapje të sezonit të ri, është shoqëruar me debate. Pasi anëtarët u ndanë për datën e përfundimit të mandatit për Aida Hajnaj, njëri prej tyre, Sokol Stojani ka kritikuar me tone të ashpra drejtimin e institucionit nga kryetarja Mirela Bogdani, duke e akuzuar atë për mungesë vizioni dhe verpime që kanë bllokuar funksionimin e institucionit

Një ditë më parë, anëtarëve të KLP-së iu desh të përcaktonin me votim, se cila do të duhej të ishte data kur do të quhej i përfunduar mandati i drejtueses së BKH-së, Aida Hajnaj.

Dhe nuk bëhej fjalë për data në distancë mes tyre, por nëse do të quhej 31 gushti, apo 1 shtatori.

Por problemet në KLP duket se janë më të thella. Të paktën pretendimet e ngritura nga anëtari Sokol Stojani dhe tonet e tij të forta ndaj kryetares Mirela Bogdani linin shijen e një institucioni në amulli, e që përballë shumë problemeve me të cilat ndeshet sistemi, shqetësohej më së shumti për pagat apo mbledhjet jashtë kryeqytetit me një frekuencë mbi një herë në muaj.

“Po e konsideroj si kohë pushimesh dhe vape, si argumente të prezantuara në kohë pushimi dhe vape. Por më thua se ne kemi prioritete, dhe prioriteti ishte garantimi i pagave. Oh Zot! Garantimi i pagave nuk është diskutuar as në ’97-ën! As në ’97-ën! Ky është vizioni. Pastaj thotë, se do bëjmë parashikime, 15 retreat-e. 15? Çfarë jemi ne, agjenci udhëtimi? Çfarë jemi këtu? Si do kthehet kjo, në KLP TRAVEL?! Të lutem shumë”, u shpreh anëtari Sokol Stojani.

Stojani ka shprehur shqetësim për bllokimin e funksionimit të institucionit, gjatë periudhës së pushimeve të kryetares Bogdani.

“Në mënyrë abuzive, zonja kryetare, ju keni ndikuar te kryesekretaria që të mos protokollohen gjërat. Të mos protokollohen kërkesat, ankesat, korespondenca dhe çfarëdo lloj gjëje, qoftë nga qytetarët, qoftë nga personeli i brendshëm i institucionit. Ju, në mënyrë abuzive, keni anuluar, megjithëse ishit me leje dhe nuk kam asgjë, absolutisht, për lejet. Ai ikën në plazh, ai ikën në mal. Por ikët në plazh dhe, në kundërshtim me ligjin, nuk njoftuat zv.kryetarin dhe sekretarin e përgjithshëm që të vijonte normalisht institucioni. Nëse ju nuk arrini të perceptoni drejt gjëra elementare…”

Kritika, Stojani kishte dhe për mënyrën e emërimit të prokurorëve nga radhët e magjistratëve të rinj, e cila sipas tij nuk kishte patur solemnitetin e duhur, madje sipas tij kishte qenë turpëruese.

Ne audion e publikuar në faqen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk dëgjohen komente të kryetares së Këshillit të Lartë të Prokurorise ndaj kritikave që bëhen nga anëtari nga radhët e prokurorëve në KLP, Sokol Stojani, i cili ka qenë edhe më parë kritik.

Next Post

Spekulime apo të vërteta? Çfarë dihet për qeverinë Rama IV

Deutsche Welle: Sa realiste është një ekonomi digjitale në Shqipëri?!

Avokati i njohur: Berisha kërkon të njollosë drejtësinë! Akuzat ndaj Dumanit dhe Gjokës, vepra penale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved