Arnold Schwarzenegger ka postuar një video-mesazh në Twitter, përmes së cilës u ka kërkuar rusëve të tërhiqen nga narrativa pro-luftës të paraqitur nga qeveria ruse.
Në një video që zgjat më shumë se nëntë minuta, e cila ka mbi 3 milionë shikime, Schwarzenegger flet për dashurinë e tij për Rusinë dhe kujton udhëtimet e realizuar në Rusi.
Ylli i filmit dhe ish-guvernatori i Kalifornisë u thotë rusëve se “nuk po u thuhet e vërteta për pasojat e kësaj lufte” dhe i informon se “bombat po bien mbi civilët e pafajshëm”.
https://twitter.com/Schwarzenegger/status/1504426844199669762?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1504426844199669762%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fvideo-arnold-schwarzenegger-thirrje-popullit-rus-nuk-po-ju-thuhet-e-verteta-per-luften-ne-ukraine%2F