• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Dosja X

VIDEO/ Dosja Gërdeci në SPAK: Provat që implikojnë Shkëlzen Berishën dhe lidhjet e Fahri Balliut me Delijorgjin, tabulatet telefonikë dhe detajë të tjera të rënda të krimit shtetëror

March 16, 2025
in Dosja X
        
 

Kanë kaluar 17 vjet nga data 15 mars 2008, kur në fshatin Gërdec shpërtheu fabrika e demontimit, duke lënë të vrarë 26 banorë të Gërdecit e punëtorë të fabrikës, ndër të cilët Muhamet Hoxha, baxhanaku i kryeministrit të kohës, Sali Berisha. Makineria e propagandës së pushtetit fillimisht tentoi të manipulojë ngjarjen duke e cilësuar si fatkeqësi natyrore, por shpejt dolën dokumente kompromentuese që implikonin familjarët më të afërt të kryeministrit, ndër të cilët edhe të birin, Shkëlzen Berisha.

TemA risjell në vëmendjen e publikut pjesë nga dosja e korrupsionit shtetëror që vrau 26 qytetarë, plagosi qindra të tjerë dhe rrafshoi banesat e fshatrave përreth. Një ndër dokumentet më kompromentues është ai që tregon lidhjen e kompanisë Delijorgji me familjarët e Berishës dhe njerëzit e tij më të afërt, siç ishte Fari Balliu. Fëmijët e Berishës dhe Balliut shfaqen nëpër tabulatet telefonike duke folur me pronarët e kompanisë së demontimit të armëve në Gërdec, si një provë e pakundërshtueshme e implikimit të tyre në skandalin e korrupsionit që vrau dhjetëra qytetarë.

Lidhja e Delijorgjit me familjarët e Fahri Balliut vërtetohet në dokumentin e themelimit të kompanisë së demontimit të armëve, ku ndër bashkëaksionerët me Delijorgjin ishte edhe Fahri Balliu, i përfaqësuar nga Henris Balliu.

Ndërkohë që Berisha gënjente publikisht për emrin e baxhanakut të tij, duke shpresuar se shqiptarët nuk do ta mësonin këtë të vërtetë, i biri i tij, Shkëlzen Berisha, fliste në telefon me Mihal Delijorgjin. Tabulati i zbardhur prej Prokurorisë provon se Shkëlzen Berisha ka folur në orën 12:48 minuta në telefon me Mihal Delijorgjin. Biles nëse i hedh një sy tabulateve të Mihal Delijorgjit, shikon se njerëzit më të afërt me të cilët ai ka ndarë shqetësimin për tragjedinë që ndodhi në tridhjetë minutat e para janë gruaja e tij, kunati, dhe Shkëlzen Berisha.

Shkëlzen Berisha mohoi në fillim se ka pasur telefonata apo njohje me Delijorgjin, por pas publikimit të tabulatit, nuk bëi më komente.

Pra, siç shihet, në orët e para të tragjedisë kemi pasur një përfshirje direkte të familjes së kryeministrit për të fshehur rrethanat që lidhnin ata me këtë histori.

Në dosjen e hetimeve për Gërdecin shfaqet gjithashtu numri i telefonit të Shkëlzen Berishës. Telefonatat e Shkëlzenit me pronarët e kompanive të fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec mbetën një ndër provat e përfshirjes së të birit të kryeministrit të kohës në këtë ngjarje kriminale. Në listën e tabulateve telefonike shfaqen pronarët e kompanisë dhe administratorët, por edhe emra të tjerë të familjarëve dhe vetë politikanëve, si p.sh. Ilir Meta.

Dosja e Gërdecit, bashkë me këto prova të pakundërshtueshme, mbeti e pahetuar për shkak të influencës së pushtetit. Çështja u mbyll me disa dënime të vogla të pronarëve dhe administratorëve, por shpëtuan ministra e zyrtarë të tjerë të përshirë, bashkë me bijtë e pushtetarëve. Do të kalonin më shumë se 15 vite deri në momentin që nëna e njërit prej fëmijëve viktima në ngjarjen e Gërdecit të vazhdonte betejën e saj deri në Strasburg, ku ajo fitoi të drejtën e rihapjes së çështjes Gërdeci.

SPAK ka në proces hetimi çështjen Gërdeci dhe, për këtë, është thirrur disa herë në SPAK ish-ministri Mediu dhe politikanë të tjerë të përshirë, por edhe i biri i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha.


        
 
Next Post

Trump mund të ndalojë hyrjen në SHBA për qytetarët e 43 vendeve të botës

VIDEOLAJM/ Harron që aplikacioni ndalohet për fëmijët nën 13 vjeç! Çmenduria e Berishës, i premton të voglit 7 vjeçar nga Tropoja live në televizion: Gjyshi do ta hapë TikTok më 12 maj

VIDEO/ Pse s'dolët sot live në TikTok?! Rama ironizon Berishën me tre bufat e kënetës pas protestës së dështuar për rrjetin social

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In