Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një sërë masash të reja për forcimin e kontrollit mbi ndërtimet dhe territorin në Shqipëri, duke theksuar se çdo objekt që shkel lejen e ndërtimit do të përballet me shembjen ose konfiskimin për funksione publike.
Rama theksoi se punonjësit e bashkive që kryejnë akt-kontrollin në çdo fazë të ndërtimit, por që mbyllin sytë përpara shkeljeve, do t’i referohen prokurorisë për veprat e mundshme penale. Kryeministri nënvizoi se “symbyllësit”, që përfshijnë inspektorët, shefat e bashkive, punonjësit e policisë dhe çdo tjetër që abuzon me pozitat e tij, do të mbajnë përgjegjësi të fortë, si në aspektin administrativ ashtu edhe penal.
“Këtë fat do të kenë të gjitha objektet me shkelje të lejes së ndërtimit, të cilat sipas rastit e nevojës do të shemben apo konfiskohen nga shteti për funksione publike, ndërkohë që punonjësit e bashkive që kryejnë sipas ligjit akt-kontrollet në çdo fazë të ndërtimit dhe mbyllin sytë përpara shkeljeve, do t’i përcillen prokurorisë për një sërë veprash penale të mundshme
Ndërkohë së shpejti do të miratohet reforma e re e kontrollit mbi territorin, me masa të reja shtrënguese dhe përgjegjësi administrative e penale edhe për “symbyllurit” që paguhen me taksat e shqiptarëve, si inspektorë e shefa bashkie, punonjës e shefa policie dhe me radhë
Shqipëria 2030 në BE kërkon fundin e këtyre fenomeneve, ndërsa 99% e qytetarëve që respektojnë ligjin, meritojnë hapësira publike të pacënueshme më nga askush”, shkruan Rama.