Deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja ka reaguar pas publikimit të një videoje virale të publikuara nga disa media, ku ish-prokurori shihet në një drekë me Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama dhe disa persona të tjerë.
Pamjet kanë ngjallur reagime dhe interpretime të ndryshme, por Ndoja ka sqaruar se bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur katër vite më parë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Ndoja thekson se dreka është zhvilluar më 16 nëntor 2021 në fshatin Bushtricë të Kukësit, dhe se nuk ishte ai organizatori, por një i ftuar i shtetasve Bilbil dhe Hajredin Kastrati.
Ai thotë se ka pranuar ftesën si shenjë respekti për mikpritjen, duke e konsideruar atë si pjesë të traditës shqiptare. Ndoja ka publikuar edhe listën e të pranishmëve, duke sqaruar se personi që në video që është identifikuar si Ervis Doci, në fakt sipas tij, është Ardit Raines.
“Te nderuar ndjekes dhe miq! Marr shkas nga publikimi i nje lajmi dhe nje video sot, ne portalin “alfapress” ku shfaqem une dhe shtetasi Olsi Rama, se bashku me persona te tjere duke drekuar.
Ne lidhje me sa me siper, ju bej me dije sa me poshte: Dreka eshte organizuar rreth kater vite me pare, me daten: 16.11.2021, nga shtetasit Bilbil dhe Hajredin Kastrati. Dreka eshte bere ne fshatin Bushtrice te Kukesit.
Une kam qene i ftuar dhe jo organizatori, por nuk kam pas arsye qe te braktisja dreken e organizuar nga personat e lartepermendur, dhe as te mbaja qendrim ndaj askujt perderisa isha i ftuar.
Ky qendrim eshte pjese e edukates time familjare dhe prejardhjes dhe nje zakon i mire i shqiptareve qe i ruajne akoma si vlera, mikepritjen dhe nderin.
Prezent kane qene keta persona: Bilbil Kastrati, Hajredin Kastrati, Luftar Kastrati, Dashamir Guza, Azem Celmani, Adnan Suknikaj, Luan Zeka, Ahmet Cani, Mondi Voga, Lumir Soja, Ardit Toska, Bledar Kakuli, Perparim Bulica, Astrit Ternova, Nardi Xhamaxhi, Astrit Matmuja, Ardit Raines, tre rapsode te Kukesit dhe Olsi Rama.
Personi qe ne video eshte vendos me rreth si shtetasi Ervis Doci, eshte Ardit Raines. Me respekt Arian Ndoja!”, shkruan Arjan Ndoja.