• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, September 14, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

VIDEO/ Para, pije të shtrenjta, muzikë dhe telefon… brenda b.urgut grek ku bënë ligjin “m.afia” shqiptare

March 23, 2019
in Aktualitet, Kronike, Kryesore

Publikimi i një videoje me kohëzgjatje 11 minuta, nga një qeli që thuhet se ndodhet në b.urgun famëkeq të Korridhalosë, e cila ngjan në fakt me një dhomë hoteli me 5 yje ku zbaviten natën e Vitit të Ri disa të burgosur shqiptarë, ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të Ministrisë greke të Drejtësisë.

Në pamje shquhen qartë televizori satelitor, sitemi funksional i audios, shishet me pije të shtrenjta dhe kartëmonedha të pafundme me vlerë mijëra euro.

E “qershia mbi tortë” në të gjithë këtë pamje të gëzueshme, siç duket për të thyer syrin e keq, është edhe një mace e zezë, e preferuara e të pranishmëve.

Sipas gazetës “To Vima”, që publikon videon në fjalë, bëhet fjalë për disa prej qelive të këtij b.urgu, ku ligjin e bën m.afia shqiptare.

Madje, megjithëse është e ndaluar, në dhomë ka disa telefona celularë, me të cilët të b.urgosurit komunikojnë drejtpërdrejt në rrjetet sociale dhe shkëmbejnë urime me bashkatdhetarët e tyre, në Greqi apo Shqipëri, për Vitin e Ri.

Sipas Ministrisë greke, videoja daton në fillimin e këtij vitit, ndërsa disa javë më pas, organet greke të rendit asgjësuan të ashtuquajturën m.afie shqiptare, që sundonte brenda dhe jashtë ambienteve të këtij b.urgu.

“Nuk do të lejojmë sistemin e paligjshëm të mbizotërojë në b.urgje, ndaj do të ketë vazhdimisht një përgjigje vendimtare nga qeveria dhe nga gjyqësori”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë.

Çështja është sjellë edhe para prokurorit të Gjykatës së Lartë, për të hetuar më gjerësisht veprimtarinë e organizatave k.riminale që veprojne brenda institucioneve penitenciare të vendit, por edhe për të ndëshkuar me masa disiplinore apo ligjore personelin e b.urgjeve.

Next Post

VIDEO/ Meta me Monikën nuk bënë vetëm dashuri e ka dhe inspirim. A u frymëzua presidenti nga bashkëshortja për vetflijimin?!

Kur milionerëve të opozitës, u “qan zemra” për popull

"Mea Culpa" i vonuar i Dukës: Shkarkimi i Panuccit mund të bëhej edhe më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved