• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
  • sq
    • sq
    • en
    • it
Sunday, September 7, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

VIDEO/ Pse heshtin ‘buratinët’ e KLGJ për sulmet e Berishës ndaj drejtësisë?

September 1, 2025
in Aktualitet, Debat

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vazhduar sulmet ndaj drejtësisë, duke shënjestruar drejtpërdrejt gjyqtaren Irena Gjoka dhe kreun e SPAK, Altin Dumani.

Pas paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme për të zbatuar masën e detyrimit me paraqitje, Berisha përsëriti akuzat ndaj Gjokës, duke pretenduar se ajo ka qenë e dënuar dhe e dëbuar nga Greqia. Ai shtoi se Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka vepruar me standarde të dyfishta, fillimisht duke pranuar kërkesat për shkarkimin e saj, e më pas duke ndryshuar qëndrim “nën presion politik”.

Berisha përmendi vendime të vitit 1996 dhe të vitit 2023, duke akuzuar KLGJ-në se ka mbrojtur gjyqtaren pavarësisht dokumenteve dhe fakteve që, sipas tij, dëshmonin konflikt të pastër interesi. Madje, ai iu referua edhe një artikulli të gazetës greke “Ta Nea”, e cila ka shkruar se Gjoka është dëbuar nga Greqia, por që – sipas Berishës – është anashkaluar nga drejtësia shqiptare.

Sulmet e tij nuk u ndalën vetëm tek Gjoka. Në çdo dalje publike, Berisha ka shënjestruar edhe kreun e SPAK, Altin Dumanin, duke e akuzuar si pjesë të një procesi politik kundër tij.

Pavarësisht këtyre deklaratave të rënda, KLGJ deri më sot nuk ka dhënë asnjë qëndrim zyrtar mbi akuzat ndaj gjyqtares apo ndaj sulmeve personale të Berishës. Ndërkohë që Këshilli reagon shpesh për çështje të tjera, si administrimi i territorit, në këtë rast heshtja e tij ngre pikëpyetje: A duhet të marrë qëndrim KLGJ kur sulmohen nominalisht gjyqtarë dhe prokurorë nga persona nën hetim apo gjykim prej tyre?/N.L./TemA

Next Post

Berisha flet broçkulla! I duket PD e tij si bankë private: Nuk kam shpenzuar asnjë qindarkë personale për LaCivitën, u pagua nga PD!

VIDEO/ 1 shtator 1928, kur Ahmet Zogu shpallej Mbret i Shqiptarëve

VIDEO/ Kryemadhi pas daljes nga SPAK: Nuk vij mo, më thanë kush të duron ty

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved