Diplomatë nga shumë vende kanë bojkotuar fjalimin e ministrit të Jashtëm rus në Gjenevë, në Konferencën për Çarmatimin në OKB.
Diplomatët e pranishëm në sallë, në protestë ndaj pushtimit të Ukrainës nga Moska, u ngritën dhe u larguan nga dhoma kur filloi të transmetohej një video-mesazh i para-incizuar nga Sergei Lavrov.
Lavrov iu drejtua Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut me një mesazh të regjistruar paraprakisht pasi ai kishte anuluar më parë praninë e tij për shkak të ndalimit të Rusisë për të hyrë në hapësirën ajrore të Bashkimit Evropian.
Ambasadorja e Ukrainës Yevhenia Filipenko, ishte në mesin e shumë diplomatëve që u larguan kur filloi të shfaqej video, duke e lënë sallën pothuajse bosh.
https://twitter.com/FR_Desarmement/status/1498603711177891841?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1498603711177891841%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fsot.com.al%2Fbota%2Fvideo-qe-po-shperndahet-me-shpejtesi-lavrov-kercenon-be-ne-dhe-shba-ne-shih-i497073