• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
  • sq
    • sq
    • en
    • it
Wednesday, September 3, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

VIDEO/ Sa kushtoi LaCivita dhe pse Berisha fsheh vlerën e kontratës?

September 2, 2025
in Aktualitet

As katër muaj pas zgjedhjeve të 11 majit, Sali Berisha nuk jep ende një përgjigje të qartë për koston e kontratës me amerikanin Chris LaCivita, strategun që PD e angazhoi për të “sjellë fitoren”, por që përfundoi me një tjetër humbje.

Para SPAK, ku u paraqit një ditë më parë për çështjen “Partizani”, kreu i opozitës u shmang pyetjeve të gazetarëve për shifrën e kripur që LaCivita i ka kushtuar partisë. Ai u mjaftua të theksonte se vetë nuk kishte paguar asnjë qindarkë nga xhepi i tij, sepse si kryetar fushatën ia kishte mbuluar PD-ja. Sipas tij, deputetët ishin ata që kishin deklaruar shpenzimet personale, ndërsa në rastin e tij, gjithçka ishte mbajtur nga partia.

Deklarata e Berishës la të kuptohet se përgjegjësia për transparencën i takon vetëm forcës politike. Por, kur gazetarët e pyetën sërish për shifrën e kontratës, ai u përgjigj se aktualisht KQZ u ka kërkuar vetëm deputetëve të plotësojnë formularët e deklarimit.

Megjithatë, shuma e paguar nuk mund të mbetet mister pafundësisht. Ligji e detyron PD-në ta bëjë publike në KQZ brenda 60 ditëve nga vendimi përfundimtar i Kolegjit Zgjedhor mbi rezultatin e 11 majit. Dhe ndonëse partia ka paralajmëruar se do të ankimojë certifikimin e Komisionit Rregullator, transparenca mbi kontratën LaCivita është një barrë që Berisha nuk do ta shmangë dot.

Pyetja që mbetet hapur është: a do të mësojmë ndonjëherë sa i kushtoi realisht PD-së eksperimenti i radhës me një strateg amerikan, apo Berisha do të vazhdojë ta mbajë fshehur faturën?

Next Post

Shqiptarët më entuziastët për anëtarësim në BE, tregon sondazhi i ri i Eurobarometrit

Koha për një reformë të thellë për viktimat e trafikut! Askush nuk e besoi Andrés: Përfundoi në burg si prostitutë nga drejtësia imorale për "moralin" në Shqipëri!

Alan Kurdi, fytyra e një bote pa ndërgjegje! Dhimbja që nuk shoi tragjedinë

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved