• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, September 13, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Vijon konflikti te “Petro Nini”, palët iu drejtohen institucioneve

March 12, 2019
in Aktualitet, Kryesore

Vijon ende konflikti për pronën pranë shkollës “Petro Nini” në kryeqytet. Pasi përmbarimi nuk mundi të ekzekutojë vendimin e gjykatës për lirimin e këtij trualli, i penguar nga familjet që banojnë aty, sot të dyja palët iu drejtuan institucioneve. Pronari i truallit Aleksandër Gavoci i është drejtuar me një padi Prokurorisë së Tiranës, ku kallëzon për shpifje familjen Llapa dhe Dervishaj, të cilët i kanë zaptuar truallin.

Nga ana tjetër këto 2 familje i janë drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Lartë për të përshpejtuar shqyrtimin e rekursit që i kanë bërë vendimit të Gjykatës së Apelit që njeh si pronar të truallit Aleksandër Gavoci.

Vërejtje dhe pezullim nga puna 3 ditë me motivacionin “pengim të veprimeve përmbarimore”, është dhënë edhe për efektiven e “Shqiponjave” Blerta Dervishi, e cila është njëra prej banoreve që penguan ekzekutimin e vendimit këtë të hënë.

Trualli për të cilin ka lindur konflikti është blerë në vitin 1928 nga Ali Rizai, gjyshi nga nëna i Aleksandër Gavocit dhe është sekuestruar 2 herë nga shteti. Herën e parë prona u sekuestrua me dekret të Italisë, pra pas prillit 1939, apo mbretërisë shqiptare para prillit 1939, dhe iu kthye sërish pronarit pas çlirimit të Shqipërisë.

Sekuestrimi i dytë ndodhi në 1949 dhe familja Rizai u internua në Shkodër. Në vitin 1953 në këtë truall u vendosën familjet Llapa dhe Dervishaj. Këto familje, në 1993 privatizuan banesën ku ishin strehuar nga shteti dhe u pajisën me certifikatë pronësie për katin e parë të banimit.

Në vitin 1997 nisi dhe kalvari i gjyqeve mes 2 familjeve dhe trashëgimtarit të pronarit të truallit Aleksandër Gavoci, ku me vendim të formës së prerë gjykata e ka njohur këtë të fundit si pronar.

Gavoci ka tentuar të negociojë me familjet Llapaj dhe Dervishi ende pa marrë vendimi formë të prerë. Në vitin 2015 ata kanë lidhur një marrëveshje ku Gavoci premtonte se do ta shfrytëzonte truallin për të ndërtuar një pallat dhe do iu jepte familjeve 230 m 2 hapësira banimi.

Por, 2 familjet e prishën këtë marrëveshje duke kërkuar përveç ambienteve të banimit edhe dyqane dhe për pasojë gjyqet vijuan duke vendosur në fund në favor të Aleksandër Gavocit.

Next Post

Përse ka të drejtë "specia e rrallë parlamentare" Ndoka, nga partia me një anëtar Nardin në listën e PD-së kur thotë: Jemi deputetë të pazëvendësueshëm!

Nga kunati, Elona, Desada dhe Odeta tek Berisha: Kush e drejton vërtetë PD-në?!

Tritan Shehu ka humbur kujtesën... në Lushnje: PD nuk e ka përjashtuar asnjëherë Azem Hajdarin, thjesht e kemi përzënë për pak kohë?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved