• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, August 26, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Vijon numërimi i votave nga Greqia: PS thellon diferencën me 58 mijë vota, PD ruan mandatin e katërt në Lezhë me 73 vota! Demokratët festë dhe arrogancë, socialistët i urojnë

May 17, 2025
in Aktualitet

Partia Demokratike e mbajti mandatin e katërt të Lezhës vetëm me 73 vota diferencë nga PS, teksa votat e fundit nga zarfat e diasporës së Greqisë u numëruan mes tensioneve, ankthit dhe deri kontestimeve politike.

Partia Socialiste ka thelluar rezultatin në diasporë me mbi 58 mijë vota diferencë nga PD. Sipas të dhënave të deritanishme nga KQZ, ndërsa po numërohet edhe vota e emigrantëve të Greqisë, nga 177 449 zarfa në total të numëruar në 195007 gjithsej, PS kryeson me 102,225 vota, ose 58.28%, ndërkohë që koalicioni i Sali Berishës ka 44,581 vota ose 25.41% të totalit të votave.

Aktualisht kanë mbetur më pak se 18 mijë zarfa për t’u numëruar, ndërsa nuk kanë munguar kontestimet mes palëve dhe kryesisht nga PD.

Votat e Greqisë për qarkun Lezhë ngushtuan diferencën mes PD, që mbajti 4 mandate, dhe PS e cila ka marrë 3 mandate. Trendi i votave të Greqisë në favor të socialistëve, u rrezikoi mandatin demokratëve deri në fund. Mandati ndahej mes Kastriot Pirolit të PD, që e ka aktualisht dhe Admir Kadelit të PS-së që e shpresonte. Kur kanë mbetur edhe më pak zarfa të diasporës së Greqisë për t’u numëruar në këtë qark (edhe 17), PD ka dhjetëra vota para PS dhe tashmë konsiderohet i fituar mandati i katërt nga demokratët, teksa pritet vetëm zyrtarizimi dhe tabulimi nga komisionet dhe KQZ.

Pas tensioneve në sallë, në fund palët kanë uruar njëra-tjetrën, teksa u pa qartë agresiviteti i Flamur Nokës, që edhe në fitore u shfaq si humbës duke sulmuar verbalisht dhe madje shtyrë deputetin socialist Taulant Balla. Ndërhyrja e të pranishmëve shoi tensionet në Parkun Olimpik. Kandidati socialist Admir Kadeli, e uroi në fund Kastriot Pirolin e PD që ruajti mandatin dhe Marjeta Nelin nga PS që ishte para tij me vota. Madje edhe kreu politik i qarkut të Lezhës, ministri Ulsi Manja, përgëzoi demokratët për mbajtjen e mandatit të Lezhës dhe uroi gjithashtu kandidatin demokrat Piroli.

Një sjellje shumë e ndryshme kjo nga ajo e përfaqësuesve të PD-së, të cilët nga njëra anë kanë kontestuar votat e diasporës së Greqisë pas çdo kutie të numëruar dhe në krahun tjetër iu gëzuan fitores me mbajtjen e mandatit të katërt të Lezhës, duke e cilësuar si të ligjshme. Demokratët vijuan festën për mbajtjen e mandatit, duke bërë edhe një fotografi në grup me dy gishtat lart, që tregon se alibia për votat e parregullta të diasporës së Greqisë duke i kontestuar, ishte një pretendim më shumë politik sesa real.

Tani vëmendja është zhvendosur tek zarfat e votave të fundit për partitë në qarkun e Fierit dhe ato preferenciale për qarkun e Tiranës. Në Fier Nisma Shqipëria Bëhet pretendon që t’i heqë mandatin e 12-të Partisë Socialiste, që duket e vështirë në ato pak vota të Greqisë për t’u numëruar. Ndërsa në Tiranë lufta është zhvendosur tek kandidatët, në dy gara brenda PS-së, mes Ornaldo Rakipit që ndodhet mbi 100 vota para Xhemal Qefalisë dhe Blerina Gjylametit dhe Olta Xhaçkës, që ndahen vetëm me 20 vota diferencë. Vetëm dy vende deputetësh janë në garë në këtë betejë brenda socialistëve që po diskutohen në numërimin e zarfeve të Greqisë.

Kurse përsa i përket koalicioneve dhe partive të tjera në shifrat e votës së diasporës, në vend të tretë është Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 13,582 vota, që përfaqësojnë 7.74%. Të tjera subjekte politike kanë marrë përqindje dukshëm më të ulëta. Lëvizja Bashkë ka siguruar 2.40% të votave, Partia Mundësia 3.34%, dhe Partia Socialdemokrate 1.2%. Ndërkohë, partitë e tjera si Lëvizja Atdheu, Partia Aleanca Demokracia e Re apo Koalicioni Djathtas për Zhvillim kanë rezultuar me më pak se 1% të votave secila.

Numërimi i votave të Greqisë nisi mëngjesin e kësaj të shtune pas vendimit të djeshëm të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, pasi kishin mbetur peng që prej të dielës ku u mbajtën zgjedhjet për shkak të pretendimit të PD për manipulim.

Por PD, edhe pse ka dërguar komisionerë që po monitorojnë procesin e numërimit të këtyre votave të ardhura nga Greqia, doli me një deklaratë se do t’i kontestojnë dhe do të kërkojnë që të mos përfshihen në rezultatin përfundimtar.

Next Post

Arroganca e PD edhe pasi mbajti me vështirësi mandatin e Lezhës! Nul Moka në kufiirin e "boksierit": I zë rrugën dhe shtyn Taulant Ballën! Po sikur ta kishin humbur? (Video)

Të fitojë Rama është si të bjerë dëborë më 12 maj! Berisha "dështon" edhe si parashikues i motit! VIDEO virale që ka shpërthyer rrjetin: Reshjet zbardhin malësinë e veriut

Videoja e Shqipërisë turistike në samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë një aset i shtuar për shqiptarët (Video)

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved