• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Vilajeti turk i Tiranës

July 17, 2021
in Blog

Nga Enver Robelli

Pushteti “socialist” i Tiranës bashkë me ambasadorin turk dhe agjencinë turke për bashkëpunim dhe koordinim (TIKA) paskan mbjellë në Tiranë 251 pemë “në kujtim të dëshmorëve të 15 korrikut në Turqi”.

Bëhet fjalë për njerëzit që u vranë gjatë tentimit për grusht shteti në Turqi pesë vjet më parë.

Rrethanat e kësaj ngjarjeje nuk janë sqaruar ende, sepse një hetim të pavarur e pengon pushteti i atjeshëm.

Vetë presidenti turk atëbotë pati thënë se përpjekja për puç ishte “dhuratë e Allahut”.

Që nga atëherë Turqia është shndërruar në shtet autoritar, mijëra njerëz mbahen në burg me akuza të dyshimta apo të fabrikuara, drejtësia e ka humbur paanësinë dhe pavarësinë, janë dënuar 4900 veta, prej tyre 3000 me burgim të përjetshëm, dhjetëra njerëz janë kidnapuar në botën e jashtme nga shërbimi sekret turk (si në rastin e Kosovës).

Sigurisht që mes të dënuarve ka të tillë që janë fajtorë, por vala e represionit nuk është e justifikueshme.

Pastaj çështja e grushtit të shtetit në Turqi është çështje e politikës së brendshme turke dhe aty nuk duhet të përzihet politika shqiptare, duke u bërë vasale e pushtetit aktual në Ankara.

Në vitin 2019 kryetari i Tiranës lejoi vendosjen e “një pllake përkujtimore” për “dëshmorët” e Erdoanit.

Sjelljet gjunjëzuese të Erion Veliajt ndaj Turqisë janë të rrezikshme, të papërgjegjshme dhe të dëmshme për Shqipërinë dhe kryeqytetin shqiptar.

Një politikan i përgjegjshëm nuk i shkon pas me kovë një ambasadori për t’ia ujitur pemët propagandistike.

Politikanët e përgjegjshëm kujdesen që të mos përdhoset dinjiteti nacional dhe kryeqyteti të mos trajtohet si një Vilajet postosman.

Është shqetësuese që këto veprime të bajraktarit të Tiranës nuk ngjallin protesta nga mediat, nga shoqëria civile, nga opozita, nga institucionet e dijes dhe nga intelektualët shqiptarë. Kjo heshtje ka ndikuar që sundimtarët turq ta trajtojnë Tiranën si “bahçe të babës”.

Next Post

Frrok Çupi “plas bombën”: Një pjesë e mirë e emrave të demokratëve do përfundojnë në SPAK për krime të rënda! PD është në "reanimacion"

Vetëm për të shëtitur botën aktori shumë i njohur blen jahtin me një shifër marramendëse

PD mbledh sot Kuvendin Kombëtar: "Berishistët" rrezikojnë të ngelin jashtë si të pavotuar Ja strategjia e Bashës për të reformuar partinë!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved