Markat e supermakinave nuk shiten thjesht me para, ato ruajnë me fanatizëm imazhin e tyre ekskluziv dhe shpesh ‘ndëshkojnë’ edhe yje botërorë që nuk respektojnë rregullat e pashkruara.
‘Lista e zezë’ e Bugattit
Një nga rastet më të përfolura është ai i Tom Cruise. Që prej premierës së Mission: Impossible III në vitin 2006, aktori i famshëm thuhet se është i padëshiruar nga Bugatti. Arsyeja? Në tapetin e kuq ai nuk arriti të hapte derën e pasagjerit të një Bugatti Veyron, moment që u bë viral dhe që, sipas mediave, dëmtoi imazhin e markës. Sipas Yahoo Autos, që nga ajo ditë Cruise nuk mund të blejë më modele të reja Bugatti.
‘Lista e zezë’ e Ferrarit
Ndërkohë Ferrari është edhe më i rreptë me klientët e saj. Modele si LaFerrari, Monza apo Daytona SP3 shiten vetëm për klientë të përzgjedhur, ndërsa çdo shkelje ndëshkohet menjëherë.
Justin Bieber, u përjashtua pasi e pikturoi Ferrari 458 me ngjyrë blu elektrik dhe më pas e nxori në ankand.
Floyd Mayweather, i penalizuar për blerje dhe shitje të shpeshta, pasi Ferrari nuk e pëlqen tregtinë e shpejtë të makinave të saj.
Tyga, reperi u përjashtua për shkak të vonesave në pagesa dhe modifikimeve jo të miratuara.
50 Cent, sipas thashethemeve, Ferrari nuk i shet më për shkak të modifikimeve të makinave dhe përdorimit të tyre në mënyra që dëmtojnë imazhin e luksit.
Sipas portalit HotCars, Ferrari ka disa rregulla të pashkruara për pronarët e saj: nuk lejohet modifikimi i makinës në forma ekstreme, nuk mund ta shesësh shumë shpejt pas blerjes dhe nuk duhet ta përdorësh për ‘publicity stunt’ që dëmton imazhin e markës. E.K