Vllaznia fitoi sonte 2-1 me përmbysje ndeshjen e parë të turit të dytë e vlefshme për UEFA Conference League, përballë islandezëve të Vikingurin.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Loro Boriçi” kuqeblutë arritën të përmbysin golin e islandezëve të minutës së 10-të, duke shënuar dy herë në portën kundërshtare.
Golit të Gunarson (’10) iu përgjigjën Bajrami (‘67) dhe Mala (’75).
FORMACIONET ZYRTARE
Vllaznia: Jukaj; Jago, Kuro, Gjini, Gurishta; Kruja, Krymi, Sala; Mala, Balaj, Bismark
Trajner: Edi Martinaj;
Vikingur: Xhonson; Gudjonson, Thorkelson, Ekroth, Ibrahimagiç, Gunarson; Sigurdson, Hafsteinson, Ingimundarson, Agnarson; Hansen
Trajner: Solvi Xhonson
Me këtë fitore Vllaznia hedh një hap drejt kalimit të turit dhe shkon me besim në ndeshjen e kthimit në Islandë, e cila do të luhet në datën 31 korrik, në orën 20:45.