• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, October 3, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Vrasja e Eduardo Sarchit në Tepelenë, bashkëshortja e tij: E përbaltën figurën e tij, Gazment Braçin e kishte si vëllanë e vet!

September 30, 2025
in Kronike

Majlinda Taga, gruaja e italianit të vrarë në Salari të Tepelënës, Edoardo Sarchit, flet për Report Tv. Për versionet e para të ngjarjes, dhe pretendimet e shfaqura në media, sikundër edhe nga reagime të politikës (Sali Berisha ka bërë disa postime), mbi konflikte të mundshme të Braçëve me Sarchin, zonja Taga thotë:

“E përbaltën figurën e tij, na shkatërruan, na vranë për së qindti herë. Një njeri si Edoardo nuk lind për së dyti, kush e njeh e di. Gazmend Braçin e kishte si vëllain e vet, e donte si vëlla, Madje kishte mësuar dhe shqip dhe i thoshte “Vdeksha për ty”, tregon ajo.

E veja e sipërmarrësit Italian, e cila është ortake në biznes me Gazmend Braçin personin që Sarchi ishte në momentet e fundit kur u vra, tregon për lidhjen e veçantë mes të dyve.

“Prej 2 vitesh kur është bërë bujtina e Gazmend Braçit në Salari, ku rrimë të gjithë familjarisht, shkojmë çdo fundjavë me miqtë, me shokë, me fëmijët. Është e vështirë për mua të mendoj se në ato rrugë ku kemi kaluar me fëmijët tanë kanë vrarë Edoardon”, rrëfen ajo.

Ajo thotë se shpreson që i dyshuari të kapet sa më shpejt nga autoritetet. Zonja Taga tregon se as ajo, apo Sarchi që kishin shkuar shpesh 2 vitet e fundit në Salari, dhe as Braçët nuk e njihnin të dyshuarin, dhe se mësuan për të, dhe problematikat që ai kishte si personazh, vetëm pasi pyetën banorët e zonës, me të cilët gjithashtu kishte treguar rrezikshmëri e kishte pasur probleme.

“Për personin e dyshuar, kemi pyetur banorë të zonës, dhe na kanë treguar se është problematik, psiqik. Edhe persona të tjerë në zonë që kanë rastisur me të kanë bërë llafe”, tregon ajo për Report Tv.

Për dinamikën e ngjarjes, zonja Taga thotë se:

“Në fillim me të është përballur vetëm Gazmend Braçi, ku ka nisur një debat që ai nuk e ka vlerësuar fillimisht që do arrinte deri në përdorimin e armës, për dritat e gjata të makinës. Nuk I ka dhënë rëndësi, dava pijaneci ka thënë. Më pas ka shkuar dhe Sarchi”.

Në momentin kur është bërë telefonata në polici për ndihmë, ajo tregon se ende dëgjoheshin të shtënat e armës nga i dyshuari.

Next Post

Akuzoi Veliaj për inceneratorin e dështuar, "dëshmitari" italian: Gënjeva kundër Erion Veliajt!

Gjykata Kushtetuese: Pezullim automatik i vendimit për shkarkimin e Veliaj

Erion Veliaj letër nga burgu: Do ti shkojë deri në fund procesit të çmontimit të akuzave të fabrikuara

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved