• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, August 24, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Xhelal Mziu revoltohet me Ramën: Nuk ta falim që na quajte çyrykë. Të mbrojmë mençurinë e trashëguar brez pas brezi

April 18, 2025
in Aktualitet, Debat

Drejtuesi politik i qarkut Dibër, Xhelal Mziu, i është përgjigjur deklaratave që kryeministri Edi Rama bëri dje në takimin e tij me banorët e Dibrës, ku i quajti burrat çyrykë.

Mziu shkruan se nuk ia falin këtë ofendim.

“Këtu, tek Kepi i Xhitetit në Çidhën, ku mali flet me burrërinë dhe historia me gjakun e derdhur për liri, burrat e Dibrës lidhën besën – të jetojnë me nder ose të vdesin pa u përkulur!

Këtu, ku nuk u dorëzuan përpara Perandorisë Osmane, ku nuk i trembën plumbit e as shpatës, këtu e lidhim sërish besën:

Të mbrojmë nderin, mençurinë dhe trimërinë e Dibrës – të trashëguar brez pas brezi!

Një “Çyryk” si Edi Rama – kurrë s’mund të poshtërojë atë që historia ka ngritur në piedestalin e lavdisë.

Ai mund të përdhosë institucione, por jo zemrat e dibranëve.

Ai mund të përdorë krimin për të sunduar, por kurrë s’mund të nënshtrojë burrat e Dibrës – ata që nuk i nënshtroi as Turku, as Serbi, as diktatura komuniste.

Familja për ne është e shenjtë. Gratë tona janë burrnesha, janë nderi ynë. Askush nuk ka të drejtë t’i fyejë!

E aq më pak një “çyryk pa brekë”, që s’ka as nder, as burrëri, as dinjitet!

Dibra nuk fal! Dibra nuk harron! Dibra nuk nënshtrohet!

Më 11 maj, ne lidhim sërish besën – për Dibrën, për Shqipërinë, për lirinë!

Edi Rama do të përballet me zemërimin e një populli që nuk pranon të jetojë i nënshtruar”, tha Mziu.

Kreu i qeverisë u shpreh një ditë më parë se

“Nëse ne kemi 60% të grave dhe vajzave, nëse ne kemi shumicën e votuesve të parë, na mjafton vetëm gjysma e burrave, sepse kjo jetë këtu në këtë vend më ka mësuar që gjysma e burrave janë normal, gjysma tjetër janë çyrykë”.

Next Post

SHBA-të nuk i tërhoqën "asnjëherë" ekspertët amerikanë nga Shqipëria, edhe kur Trump preu fondet

Muli kërkon një zgjidhje për lajthitjet e Doktorit

"Kjo është fushata elektorale për zgjedhjet e ..."! Berisha nuk e di se në çfarë viti jemi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved