sh-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me ironi lidhur me debatin e rikthyer nga PD për çështjen “McGonigal”.
“Nuk e kuptoj pse ka një ngrehje me këtë temën e vdekur ‘McGonigal’?! Ajo çështje është e mbyllur gjyqësisht. Për pak muaj Golja del nga burgu,” shkruan Manjani.
Duke vijuar me një ton thumbues, ai shton se pas daljes nga qelia, ish-agjenti amerikan mund të përfundojë në Tiranë me një aktivitet të ri:
“Mos u çudisni kur ta shihni në Tiranë me zyrë konsulence për heqje ‘nongratash’. Ai që e di si vihen, di edhe se si hiqen këto damka…”
Në fund, Manjani lë hapur pyetjen mbi se kush mund të ishin klientët potencialë të një zyre të tillë, duke mbyllur shënimin e tij me një nënkuptim ironik: “Kurioz do isha të shoh kush mund të jenë klientët e tij…”