• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, August 26, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Yuri Kim mesazh politikanëve: Keni përgjegjësi para popullit tuaj, qeveria duhet të jetë sa më transparente në punën e saj

September 18, 2020
in Aktualitet, Kryesore

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ju ka dërguar një tjetër mesazh politikanëve shqiptarë. Vendi është në prag zgjedhjesh dhe të gjithë po luftojnë për pushtet.

Ditën e djeshme ajo ka kërkuar që të gjithë të mbajnë përgjegjësitë e tyre. E pyetur nëse qytetarët duhet të udhëhiqen nga këta persona që sot janë në politikë, Yuri Kim tha se gjithsecili duhet të mbajë përgjegjësi për zgjedhjet e veta, ndërsa politikanët për detyrat e veta.

Sipas saj e rëndësishme është që politika të veprojë me transparencë dhe të ketë detyrim llogaridhënës ndaj qytetarëve, pasi këtyre të fundit u lind e drejta që në momentin që votojnë për një zyrtar. “Kjo ka lidhje me dinjitetin, demokracinë dhe integritetin që duhet të ketë në vend.

Të gjithë luajnë pjesën tyre dhe secili duhet të mbajë përgjegjësitë që i takojnë në fushatë dhe zgjedhje dhe unë mendoj se ata e dinë cila është përgjegjësia e tyre. Qytetarët gjithashtu duhet të rrisin forcon e kërkesë për të drejtën, pasi është e drejtë që qytetarët të mbajnë llogaridhënës personat që i zgjedhin.

Është gjithashtu e rëndësishme që qeveria të tregojë çfarë është duke bërë për të qenë transparente, ku të gjithë të zgjedhurit të luajnë rolin e tyre dhe të jenë në gatishmëri të kërkesave nga qytetarët”, deklaroi Kim. Pikërisht në këtë pikë ajo u ka tërhequr vëmendje edhe qytetarëve, kur u kërkon të veprojnë si qytetarë europianë dhe jo vetëm të ankohen, pasi zgjidhja më e mirë është veprimi dhe kërkesa e llogarisë për çdo problem që konstatojnë.

Ndërsa mori si shembull aksionin e djeshëm në Sarandë për pastrimin e plehrave, ajo u kërkoi shqiptarëve që kështu të veprojnë dhe bashkëpunojnë për çdo problematikë me përfaqësuesit e tyre në qeveri. “Jam shume e kënaqur që ky grup qytetarësh, që përfaqëson shqiptarët e thjeshtë, shqiptarët që bëjnë punë të ndryshme vijnë nga pjesë të ndryshme të vendit.

Ata vërejtën të njëjtin problem, nuk vendosën vetëm të ankoheshin, por të ndërmerrnin edhe veprim. Kjo nënkupton atë që thashë se ka të bëjë me dinjitetin demokracinë dhe aktivizimin qytetar. Shpresoj që sa më shumë qytetarë të përfshihen sepse ju keni fuqinë dhe përgjegjësinë, kështu që nëse shihni diçka thjesht ndreqeni atë”, theksoi ambasadorja.

Next Post

Çfarë qëndron pas vapës së madhe në fillim të vjeshtës? Paralajmërimi i frikshëm i meteorologëve: Rikthehet dukuria që po e “çmend” motin, në vijim pritet...

Qoftlargu, Like Gazepi, Piktori, dhe Pjetër Fylli (pa harru Arixhofkën)

Nisin largimet në Ministrinë e Brendshme, jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved