• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Yuri Kim tjetër mesazh armiqve të reformës! E prerë se drejtësia e re do të ecë para: SHBA kërkon me çdo kusht instalimin e shtetit ligjor

July 7, 2020
in Aktualitet, Kryesore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë dërguar dje një tjetër mesazh armiqve të reformës në drejtësi se nuk ka kthim pas. Kohët e fundit janë shtuar zërat dhe lëvizjet për të ndryshuar reformën në drejtësi, por amerikanët janë të vendosur për të mos lejuar asnjë “puç” apo sabotim të saj.

Nga qyteti i Vlorës, ku zhvilloi një takim me kryebashkiakun e këtij qyteti, Dritan Leli, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ripërsëriti faktin se zbatimi i reformës në drejtësi dhe çuarja përpara e saj është tejet e rëndësishme, pasi në këtë mënyrë, shqiptarët, por edhe amerikanët sipas saj, do të ndihen të sigurt për të investuar në Shqipëri. Në këtë kontekst, zonja Kim theksoi se rritja e besueshmërisë në bërjen e reformave të rëndësishme dhe instalimi i shtetit ligjor, janë çelësi kryesor i thithjes së investimeve.

“Kisha dëgjuar gjëra të bukura për Vlorën, por duke ecur në rrugët e qytetit pashë që qyteti juaj ofron më shumë. Është kënaqësi për mua të shoh ndryshimet e Vlorës ndër vite. Nëse në Shqipëri zbatojmë gjërat që na rekomandohen, ligjet, atëherë e gjithë Shqipëria do të ecë përpara. Është tepër me rëndësi zbatimi i reformës në drejtësi në mënyrë që të sundojë ligji në mënyrë që amerikanët të kenë besim që të investojnë në Shqipëri”, deklaroi ajo. Pra, përmes kësaj deklarate zonja Kim tregon qartë se SHBA-të nuk do të lejojnë sabotimin e reformës në drejtësi dhe se për ta çuarja përpara e saj është domosdoshmëri.

Po ashtu, ambasadorja Kim kërkoi që edhe reforma zgjedhore të miratohet sa më parë, duke qenë se është e nevojshme për integrimin europian të vendit. “Do të jetë mjaft i rëndësishëm zbatimi i reformës në drejtësi dhe asaj zgjedhore”, nënvizoi ambasadorja Kim.

SHBA mbështet reformën në drejtësi

Më pas detaje nga takimi me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka ndarë edhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli. Ky i fundit përmes një statusi në rrjetet sociale theksoi se gjatë takimit me ambasadoren e SHBA ka marrë garanci se amerikanët do të mbështesin fort reformën në drejtësi.

“Mbështetja që japin Shtetet e Bashkuara të Amerikës për reformën në drejtësi, si pika më fondamentale për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve, për të gjithë ata që kanë zgjedhur të ndërtojnë jetën këtu, për fëmijët tanë, është edhe një mundësi për të parë me më shumë dashuri vendin tonë, falë vlerave që po rithemelohen në një dimension tjetër, falë mbështetjes së aleatit tonë strategjik.

Prandaj dhe besimi ynë tek e nesërmja është më i madh, ashtu siç është i tillë edhe optimizmi tek vijueshmëria e mbështetjes për reformat e ndërmarra në vend, ku roli i SHBA-ve, është i pazëvendësueshëm”, shkruan ai. Nga ana tjetër, kryetari i Bashkisë së Vlorës vlerësoi vizitën e ambasadores Yuri Kim, duke e cilësuar atë shprehje të mbështetjes dhe të vlerësimit për qytetarët dhe qytetin e Vlorës.

“Vizita e një ambasadori të SHBA-së në Vlorë është rikonfirmim i marrëdhënieve të ngushta reciproke mes dy vendeve, një marrëdhënie shumëplanëshe për të cilën ne, shqiptarët jemi krenarë, duke qenë njëkohësisht një nga popujt me amerikandashës në Europë”, nënvizoi Leli. Më pas ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim vazhdoi me një vizitë në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë, në Bazën e Pashalimanit dhe një takim me të rinjtë në Këndin Amerikan Vlora. /RIGELS SELIMAN

Next Post

Pandemia shtyn afatet e vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik: Komisioni i Sigurisë miraton aktin normativ

“Na kërkohen dy gjëra shumë të thjeshta”! Ministrja Ogerta Manastirliu publikon mesazhin e rëndësishëm për parandalimin e përhapjes së koronavirusit (Video)

Mjeku i "humbur", epruvetaxhiu i LSI-së fyen rëndë mjeken e njohur Najada Çomo

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved