• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, September 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit për t’i dhuruar ish-kompleksin “Partizani” dhëndrit të Sali Berishës

September 28, 2022
in Aktualitet, Dosja X
Deputetet e PD, Ridvan Bode, Genc Ruli dhe ish Kryeministri, Sali Berisha, gjate nje ceremonie festive te organizuar me rastin e 25 vjetorit te themelimit te gazetes Rilindja Demokratike, RD, organ i Partise Demokratike./r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha, lawmakers Ridvan Bode and Genc Ruli, during a festive ceremony organized to mark the 25th anniversary of the founding of the Democratic Revival newspaper, RD, an organ of the Democratic Party.

Deputetet e PD, Ridvan Bode, Genc Ruli dhe ish Kryeministri, Sali Berisha, gjate nje ceremonie festive te organizuar me rastin e 25 vjetorit te themelimit te gazetes Rilindja Demokratike, RD, organ i Partise Demokratike./r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha, lawmakers Ridvan Bode and Genc Ruli, during a festive ceremony organized to mark the 25th anniversary of the founding of the Democratic Revival newspaper, RD, an organ of the Democratic Party.

Teksa dje ish-ministri i Ekonomisë, Genci Ruli gjatë kohës kur në pushtet ishte Partia Demorkatike, është thirrur në SPAK për të dëshmuar rreth dosjes së tjetërsimit të ish-kompleksit “Partizani”, gazeta “SOT”, po sjellë disa nga faktet që implikojnë ish-ministrin në këtë megaafëre, ndërkohë që pjesë e skemës janë edhe disa ish-ministra dhe zyrtarë të lartë gjatë qeverisjes së Berishës.

Më konkretisht, skandali i grabitjes së kompleksit sportiv “Partizani” është thelluar edhe prej një vendimi tjetër zyrtar, që ka marrë ministri i Energjetikës, Ekonomisë dhe Tregtisë, njeriu i aferave të reja e të vjetra korruptive, Genc Ruli, në lidhje me privatizimin e këtij kompleksi sportiv.

KRRT-ja e drejtuar nga Edi Rama në datën 29.12.2007 u mblodh për kthimin e kompleksit “Partizani” ne shesh ndërtimi, ish-ministri Genc Ruli, vetëm 7 ditë më pas dhe konkretisht në datën 04 janar 2008, ka firmosur urdhrin e veçantë, për të nisur procedurat e shpejta të privatizimit të këtij kompleksi, duke caktuar edhe komisionin e vlerësimit të shitjes së kësaj prone shtetërore. Ashtu si ish-kryebashkiaku Edi Rama, natyrisht me porosi-urdhër të ish-kryeministrit Sali Berisha, edhe ish-ministri Genc Ruli ka firmosur privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”, pronë shtetërore, që 7 muaj përpara miratimit të ligjit “Berisha” që e lejon privatizimin dhe shkatërrimin e këtyre komplekseve.

Ky veprim-skandal, nuk ka ndodhur se i shërben interesave kombëtare, as reformës së qeverisë së “duarve të pastra”, as futjes së Shqipërisë në NATO e BE, as “suksesit” në procesin e privatizimit, por sepse i shërben interesave të mafies ekonomike e politike zyrtare shqiptare, që ka në dorë dhe që komandon monopolin e grabitjes së trojeve, të tregtisë me lejet e ndërtimit dhe kontrollit të shesheve të ndërtimit në kryeqytet dhe në zonat bregdetare e ato turistike malore. Pra, mësohet se një ndër arsyet se përse zoti Ruli është thirrur dje në SPAK është pikërisht ky vendim-urdhër skandaloz.

Pronësia e kompleksit sportiv “Partizani” u paracaktua

Por skandali me grabitjen e këtij kompleksi sportiv thellohet edhe më tepër, kur ballafaqon vendimin e ish-kryebashkiakut Edi Rama dhe urdhrin e ish-ministrit Genc Ruli. Në vendimin e Ramës, thuhet se miratohet leja për shesh ndërtimi për një grup bashkëpronarësh, mes të cilëve edhe bashkëshorti i Argita Malltezit, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe motra e tij Olta Malltezi.

Pra, sheshi është miratuar për pronarët e këtij trualli në datën 29 dhjetor 2007 dhe këtu duket, se është caktuar pronësia dhe janë mbyllur llogaritë me këtë kompleks sportiv. Ndërsa në urdhrin e ish-ministrit Ruli, që mbanë datën 04 janar 2008. pra të pas 7 ditëve, urdhërohet nisja e procesit të privatizimit të kompleksit “Partizani”! Ky është një skandali rëndë dhe një grabitje e hapur e bërë në grup prej njerëzve që asokohe kanë pasur në dorë pushtetin politik dhe atë ekzekutiv.

Në epiqendër të këtij skandali qëndron dhëndri i ish-kryeministrit, në shërbim të përfitimeve të të cilit është vënë në dispozicion jo vetëm pushteti i vjehrrit, por dhe pushteti ekzekutiv bashkiak i aleatit të tij të pakteve të pista, ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Dhe po kështu, në dispozicion është vënë dhe ish-ministri Genc Ruli. Këta, në bashkëpunim dhe rakordim marrëveshjesh të pista, kanë marrë vendime dhe kanë nxjerrë urdhra në kundërshtim, madje 7 muaj përpara se kjo e drejtë t’u miratohet me ligj.

Si mbështetës i tyre në këtë skandal është bërë dhe vazhdon të jetë ish-kryeministri Berisha, i cili po kështu, në shërbim të mbulimit të skandalit dhe mbrojtjes së interesave ndërtuese e pasurore të paligjshme dhe korruptive të dhëndrit e të vajzës së tij, nxitoi të miratojë ligjin e posaçëm, për të legalizuar grabitjen paraprake që i kanë bërë kompleksit sportiv “Partizani” dhe të komplekseve të tjerë, që ata kanë projektuar për t’i grabitur në vazhdim, me ligjin që u miratua vetëm 10 ditë më parë.

Pra të gjitha këto tregojnë se në “koleksionin” e veprimtarisë së Genc Rulit, si ish-Ministër i Ekonomi-Energjetikës, gjendet dhe procedura anti-ligjore e grabitjes së “Kompleksit Sportiv Partizani”, me metodën e privatizimit, në favor të familjes kryeministrore “Berisha”, duke ia shitur Argitës “për 5 lekë”, nëpërmjet dhëndrit Jamarbër Malltezi (Markezi i familjes Berisha) dhe motrës së tij, Olta Malltezi.

Next Post

Detaje të reja nga ngjarja më e flaktë e momentit:! Santiago Malko mori peng babanë e Dukajve?! Urdhri i Martinajt i vendosi “kryqin” mikut të ngushtë

“Përshëndete Petron e Vlorës…”! Banda shqiptare “mbretëronte” në Athinë: Tufa eurosh, armë në TikTok dhe shpenzime të çmendura! Si i ndihmonte e dashura police e krahut të djathtë të “Eskos”?!

Historia për ta përçarë PD dhe larguar Berishën, dështoi! Paloku sulm kundër SHBA-së! Ambasadorja në linjën e Soros që kontrollon një pjesë të mirë të administratës amerikane

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved