• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, September 15, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Zbardhet plani i ri hetimor për shkeljet e Metës: Ja 12 pikat që do ndjekë mazhoranca! Venecia kopsit raportin brenda 20 marsit

December 24, 2019
in Aktualitet, Kryesore

Zbardhet plani i ri hetimor i komisionit që po heton presidentin Ilir Meta. Të premten u mblodh komisioni hetimor, ku u miratua shtimi i objektit të hetimit ndaj presidentit Meta, sa i takon veprimeve të tij në lidhje me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, sikundër ishte dekretimi i Marsida Xhaferllarit si anëtare të kësaj gjykate.

Gazeta ka siguruar planin hetimor, në të cilin janë plot 12 hapa që do të ndjekë mazhoranca për të hetuar veprimtarinë e kreut të shtetit, në mënyrë që ta ketë më të lehtë shkarkimin e tij nga detyra. Fillimisht, mazhoranca si provë kundër Metës do të administrojë kërkesën e 55 deputetëve, të cilën kërkuan që kreu i shtetit të hetohet edhe për veprimet e tij në lidhje me Gjykatën Kushtetuese, ndërsa hapi i dytë do jetë shqyrtimi i vakancave për këtë gjykatë, sa i takon korrespodencave të ndjekura nga KED, Kuvendi i Shqipërisë dhe Presidenca. “Administrohet kërkesa e 55 deputetëve për shtimin e objektit të komisionit hetimor; Administrimin dhe shqyrtimin e gjithë praktikës së Këshilli të Emërimeve në Drejtësi për vakancat e krijuara, të cilat u krijuan me vendime nga Kuvendi i Shqipërisë dhe me dekret nga Presidenti i Republikës”, thuhet në planin hetimor.

Shkresat e KED
Interesant është fakti se deputetët e PS do përdorin si “armë” kundër presidentit Meta edhe raportin e Këshilli të Legjislacionit, sa i takon dy vakancave të shpallura nga Kuvendi. Po ashtu, hapi tjetër që socialistët do të ndjekin, është administrimi i shkresave që KED i ka dërguar Kuvendit në lidhje me plotësimin e vakancave për anëtar të Gjykatës Kushtetuese për dy vendet e Kuvendit dhe dy vendet e Presidentit.

“Raportin e Këshillit të Legjislacionit për shqyrtimin e kërkesës së kryetarit të Kuvendit mbi kushtetutshmërinë e vijimit të procedurës që do zbatojë Kuvendi për votimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese të shpallura nga Kuvendi në shkurt të vitit 2018 dhe mars të vitit 2019; Përgjigjet e drejtuara nga KED në lidhje me ecurinë e procesit të zhvilluar nga ana e Presidentit dhe Kuvendit”, thuhet në planin hetimor.

Vendimtare dëshmia e Dvoranit
Por duket se për anëtarët socialistë të komisionit hetimor vendimtare do jenë dëshmitë e personave që kanë dijeni në lidhje me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Në planin hetimor të siguruar nga gazeta, mazhoranca ka vendosur që të thërrasë si dëshmitar kreun e KED, Ardian Dvorani, dëshmi kjo e cila do jetë vendimtare dhe do përdoret si provë kundër presidentit Ilir Meta. Po ashtu, socialistët si “armë” kundër Metës do përdorin edhe rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë për të shmangur bllokimin e institucioneve të reja të drejtësisë. “Raporte nga institucionet të tjera që lidhen me objektin e hetimit; Rezolutën e Kuvendit të datës 15 nëntor 2019 për shmangien e krizës kushtetuese me synim legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese; Thirrjen e dëshmitarëve, mes tyre kreu i KED, Ardian Dvorani”, thuhet në raport.

20 mars mblidhet Venecia
Por pozitat e presidentit Ilir Meta, priten të rëndohen edhe më shumë, pasi brenda muajit mars në tryezën e komisionit hetimor pritet të vijë edhe opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias, sa i takon përgjigjeve për 5 pyetjet që do t’i dërgojë Kuvendi, duke i kërkuar interpretim. Kështu, duke qenë se afati i komisionit hetimor përfundon në datën prill dhe mbledhja e radhës së Komisionit të Venecias për vitin që vjen është data 20 mars, gjasat janë që komisioni hetimor të presë edhe opinion e Venecias për të vulosur shkarkimin e Metës. Megjithatë, në fund të shkurtit apo javës së parë të marsit pritet që të vijë edhe raporti paraprak i Venecias, i cili do përdoret si provë kundër Metës nga anëtarët e komisionit hetimor. Kjo do të thotë se mazhoranca pritet t’i shkojë deri në fund nismës së saj, duke qenë se edhe nga Venecia ka kërkuar interpretim ligjor, pasi ajo tanimë e ka të qartë që presidenti ka shkelur Kushtetutën në shumë raste.

Rigels Seliman

Next Post

Rama nuk humb kohë, mbledh që në mëngjes kryesinë e PS-së! Çfarë po diskutohet?

“Po i drejtohem Vera Grabockës dhe sojit të saj m.afioz”! Kompozitori i njohur shqiptar shpërthen pasi iu refuzua pjesëmarrja në ‘Festivalin e Këngës’: Ik ore ti, shqiptar spurdhjak!

Ta lëmë pak anash Edi Ramën… dhe të shohim llumin politik të Prishtinës!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved