Historia e 12-vjeçarit që do shiste limonada, të cilin e reklamoi me dashamirësi Fevziu, në fakt rezulton të banojë në një vilë që kushton më së paku 2 milionë euro në Green Coast. Banorët e Green Coast dëshmojnë se prindërit e tij janë Nereida Petriti dhe Elvi Fundo. Gazeta disponon dhe chat e banoreve te Grren Coast ku ata janë të perfshirë që nuk po i bëjmë publik për të ruajtur privatësine e të tjerëve si dhe pagesat e administrimit.
Ky i fundit është akuzuar nga shtypi si një nga gjobaxhinjtë me pagesë në shtypin shqiptar, që sulmon kundrejt pagesave nën dorë dhe mbrohet në emër të SPAK, duke përdorur emrin e Altin Dumanit dhe Olsi Dados.
Ky biznes, me sa duket, i ecën shumë mirë, ish këshilltarit të Ridvan Bodes që disponon dhe një TV që askush nuk e ka pyetur se me çfarë të ardhurash e krijuar, sepse nga një portal on-line nuk mund të nxjerrish para për televizion, por nuk kuptohet pse i është dashur të reklamojë djalin 12-vjeçar si hallexhi për të justifikuar milionat e vilës.
Se ky e ka mirë dhe e SPAK nuk ka pse të justifikojë të ardhurat me fitimet nga banaku ku do shiste djali 12-vjeçar.