Presidenti ukrainas Zelensksy, gjatë konferencës për shtyp, mbajtur në parkun Lafayette përballë Shtëpisë së Bardhë, deklaroi se është gati të takohet me Vladimir Putinin në çdo format.
Ai tha gjithashtu se ishte Putini ai që sugjeroi një takim dypalësh Ukrainë-Rusi, i ndjekur nga një takim trepalësh ku përfshihej SHBA-ja.
Kjo ngre pyetje sepse para telefonatës së tij me Putinin, Trump tha se një takim trepalësh do të ishte i radhës, por më pas tha se ai do të zhvillohej vetëm pas një takimi midis Ukrainës dhe Rusisë.
Zelenskyy shtoi gjithashtu, se gjatë takimit, diskutoi garancitë e sigurisë me Trumpin dhe Evropën dhe tha se mori sinjale të rëndësishme nga SHBA-të mbi garancitë.
Detajet e garancive të tilla të sigurisë, tha Zelenskyy, do të përpunohen brenda 10 ditëve.
Zelenskyy shtoi se SHBA-të ofruan që takimi trepalësh të zhvillohet sa më shpejt të jetë e mundur.
“Ukraina nuk do të ndalet kurrë në rrugën drejt paqes dhe ne jemi të gatshëm për çdo format takimi”, tha Zelenskyy.