• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, September 21, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Zgjedhjet e 6 marsit, gjysëm PD-ja e Lulit del me deklaratën e fortë: Tom Doshi dhe Ilir Meta janë vënë në shërbim të Berishës, po ofrojnë punësime në këmbim të votës

March 2, 2022
in Aktualitet, Debat

Partia Demorkatike ka vijuar edhe dje me akuza në adresë të presidentit Ilir Meta, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-deputetit Tom Doshi.

Prej disa ditësh selia blu ka denoncuar këtë treshe se po bëjnë pisllëqe në prapaskenë, me qëllim dëmtimin e PD-së. Kështu dje Partia Demokratike ka denoncuar dhe reaguar pas emërimit të Serdar Hoxhës, si kryeinspektor i Veriut në Inspektoratin e Ndërtimit.

Deputetja, Orjola Pampuri me anë të një deklarate për mediat, theksoi se ky emërim ka për qëllim blerjen e votave në zonën e Velipojës gjë që e ka bërë dhe në zgjedhjet e përgjithshme.

Madje Papuri deklaroi me bindje se Hoxha është ushtar i Tom Doshit, si dhe shtoi se ka akoma në prokurori një dosje të paverifikuar për të shkuarën e tij kriminale. “Pasi emëroi kandidaten për kryebashkiake ne Shkodër, Tom Doshi rikthen në detyrë edhe Serdar Hoxhën, në postin e kryeinspektorit për Veriun në Inspektoratin e Ndërtimit.

Riemërimi i tij në këtë post ka për qëllim blerjen e votave në zonën e Velipojë gjë të cilën ai e bëri dhe në zgjedhjet e përgjithshme. Ushtari i Tom Doshit ka akoma në prokurori një dosje të paverifikuar për të shkuarën e tij kriminale, por kjo nuk e ka penguar qeverinë ta emërojë atë në një detyrë të rëndësishme. Qëllimi është i qartë. Paratë e krimit dhe të drogës, postet e shtetit t’i përdorin për të blerë vota.

Skema tashmë është e qartë, Tom Doshi njeriu që vendos për gjithçka në Shkodër në emër të Edi Ramës, emëron persona të inkriminuar për të përfituar vota”, deklaroi ajo.

Meta dhe LSI në shërbim të Berishës

Më tej gjatë fjalës së saj, deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka akuzuar edhe presidentin Ilir Meta dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, që së bashku me ish-deputetin Tom Doshi, po ndihmojnë Berishën dhe janë vënë në shërbim të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

Sipas Partisë Demorkatike, Berisha dhe Doshi janë persona të padëshiruar nga amerikanët. “Aleanca e tyre nuk është ndalur asnjëherë. Tom Doshi ka përfituar miliona euro nga qeveria e Edi Ramës, për t’i përdorur ato për blerjen e votave ashtu siç bëri në masakrën e zgjedhjeve të 25 Prillit, me të njëjtën skemë po vepron dhe sot së bashku me non gratën tjetër.

Emërimi i njerëzve të Tom Doshit në qeverisjen e vendit është një nga treguesit se nën drejtimin e Edi Ramës, interesat e shqiptarëve mbeten të pambrojtura, vota e socialistëve përdoret për pushtetin e Tom Doshit. Shkodranët në 6 mars do të vendosin nëse do ta lënë bashkinë në administrim të TOM DOSHIT apo do të refuzojnë non gratat.

Demokratët në 6 mars do të vendosi nëse do ta kenë bashkinë në administrim të LSI, mafies siç e quan zonja që sot urren PD. Zgjedhja s’ka qenë kurrë më e qartë: Kandidatët e non gratave apo birin e tyre Xhemal Bushatin! Partinë e non-gratave, apo Partine Demokratike të Shqipërisë! Aleancën me SHBA, apo aleancën e non gratave? Kush zgjedh partinë e re të Metës dhe Berishës, mban Ramën”, nënvizoi deputetja e PD, Jorida Tabaku.

Next Post

“Një raketë shqiptare në Kiev”! Frrok Çupi plas ‘bombën’ për Presidentin Meta: Është rasti që atij t’i shpërthejë...

Pse shqiptarët e përjetojnë ndryshe nga evropianët luftën në Ukrainë?

Konflikti me Rusinë, mbërrinë grupi i parë me ukrainas në Shqipëri

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved