• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 25, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Zgjodhi Zvicrën para Shqipërisë, vëllai i Arlind Ajetit lëshon deklaratën bombastike

May 24, 2018
in Aktualitet

Golashënuesi Albian Ajeti ka potencial për t’u përmirësuar në funksion të klubit dhe kombëtares zvicerane. Edhe pse ka shënuar këtë sezon më shumë gola (14 gola) në Superligën Zvicerane, ai tregon se kurrë nuk është i kënaqur me veten e tij. I pyetur nga mediat helvete se me kë reflekton mbi arritjet e tij më intensive, sulmuesi me pasaportë shqiptare, vëllai i Arlind Ajetit, thotë: “Sigurisht me trajnerin, pastaj me lojtarët dhe prindërit e mi. Por, sidomos me babain tim”.

Bazeli i tij nuk ia doli të fitonte titullin kampion në Zvicër, sezonin aktual. Albian Ajeti ka një shpjegim për këtë: “Nuk arritëm të fitonim shpesh, ose të paktën të qëndronim të pamposhtur. Shpesh kemi dhënë gjithçka, por nuk kishim fat. Humbëm ndeshje të rëndësishme. Kjo na shqetësonte në ritëm”.

Po çfarë do donte të përmirësonte në vete sulmuesi shqiptar i Bazelit? Ajeti e ka të gatshme përgjigjen: “Unë kurrë nuk jam i kënaqur me veten time. Dua të përmirësoj shumë gjëra. Edhe pse ndihem mjaft i aftë, ende dua të jem më i gjallë, të hap më tepër hapësira për shokët e ekipit dhe të punoj më shumë në mbrojtje.

Dua të kthehem në zonën e 16-metërshit të ekipit tim dhe të ndihmoj në fazën difensive. Për ta bërë këtë, duhet të bëhem edhe më mirë fizikisht, më konsistent dhe më stabil. Këtë do ta arrij me trajnimin e nevojshëm, por edhe ushqimin e duhur. Kjo është një pjesë, ku ende mund të punoj për veten time”.

Golat e shënuar dhe paraqitja e bërë me Bazelin e ka përfshirë Albian Ajetin në listën e 35 lojtarëve të kombëtares zvicerane. Kjo përbën lumturi për futbollistin, i cili është pritur të luante edhe në kombëtaren shqiptare, në fakt: “Natyrisht, kjo më bën shumë të lumtur. Gjithmonë ka qenë qëllimi im që të jem në gjendje të luaj për kombëtaren e Zvicrës në një moment. Gjithmonë bëj çmos për këtë”.

Por, vëllai i tij, Arlindi, luan për kombëtaren e Shqipërisë. A nuk ishte kjo, një çështje për sulmuesin në fjalë? “Unë qëllimisht e mbajta gjithçka hapur. A jam kontaktuar nga Shqipëria?
Kurrë, direkt. Më pyetën për vëllain tim, më pyetën se çfarë kam ndërmend të bëj me ekipet kombëtare. Por kjo nuk llogaritet për mua, kjo nuk është një shenjë e qartë”, – sqaron sulmuesi 21-vjeçar i Bazelit.

Next Post

Krimet e Rënda nisin kontrollin e pasurive të Agron Xhafajt, audiopërgjimi për ekspertim jashtë vendit

Shuhet një mendje e ndritur

Aksioni që kulmoi me “Çadrën”, një vit më parë, e shpartalloi më keq opozitën, a po aktivizohet Llalla dhe aliazhi PD-LSI?!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved