• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Zonat Covid në Tiranë, 5 vatrat e nxehta të virusit

September 4, 2020
in Aktualitet, Kronike

Ish-Blloku është një nga zonat më të njohura të Tiranës dhe vendi i preferuar për jetën e natës veçanërisht nga të rinjtë. Por, nëse flet me epidemiologët, kjo zonë është një nga vatrat më të nxehta të Covid-19 në këtë periudhë që virusi është transmetim komunitar.

Gjatë testimit dhe hetimit të rasteve, specialistët kanë konstatuar më shumë infektime në moshat e reja dhe ato që janë në marrëdhënie pune. Gjithçka ka ardhur nga shkelja e rregullave.

“Jo më siç ka qenë më përpara, që risku ishin moshat e treta, tani janë moshat e reja. Kjo vjen nga grumbullimet në kafene, klube të ndryshme, tubime dhe festa”, tha epidemilogia Ermelinda Murataj.

Edhe pse infeksioni ka kaluar në transmetim komunitar, epidemiologët thonë se koronavirusi ka krijuar 5 vatra të nxehta në Tiranë.

Krahas ish-Bllokut, zona Covid dhe me rrezik më të shtuar janë dhe “Komuna se Parisit”, “Kodra e Diellit”, zona e Astirit dhe Kamza. Përveç densitetit të shtuar në këto zona është vënë re frekuentim i lokaleve pa masa mbrojtëse, pjesëmarrje në festa dhe në ceremoni mortore.

“Nëpërmjet referimeve të mjekëve të familjes dhe 127-s, shikojnë që nga këtu vijnë referimet më të shpeshta dhe pas marrjes së tamponit rezulton se pozitiviteti është më i përqendruar aty. Janë persona në marrëdhënie pune, por jo vetëm pasi jemi në transmetim komunitar. Patjetër që ndikon edhe densiteti i madh në këto zona”, u shpreh epidemilogia Ermelinda Murataj.

250- 300 tamponë kryhen çdo ditë në Tiranë. 10 grupe epidemiologësh janë ndarë në zona të ndryshme për testimin dhe gjurmimin e rasteve pozitive në familje dhe zyra pune. Specialistët bëjnë thirrje për respektim të masave dhe kujdes më të shtuar pas rikthimit të fëmijëve në kopshte e shkolla.

Next Post

Bëri sherr me policët bashkiakë për makinën e parkuar gabim, që ishte e një personi që as nuk e njihte

“Asnjë tradhti burra”! Rama përshëndet marrëveshjen në Uashington

Rama uron fitoren e Kombëtares: Shqipëria që duam

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved