• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, September 15, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Zoti Rama, email-et impresionuese… me “bedelat” në administratë depresionuese

May 26, 2021
in Ekskluzive, Kryesore, Rekomanduar

Nga Anri Bala

E di sa mirë u ndjeva sot, kur pashë se thirrjes tuaj publike z. Rama, i kishin marrë seriozisht dy kandidatë ndoshta potencial për të kontribuar për Shqipërinë. Me zell e pasion, këta të rinj i ishin përgjigjur thirrjes së nismës tuaj “Gati për Shqipërinë”, ku ju u “shtrini dorën” e mbështetjes dhe të bashkëpunimit të gjithë atyre që kanë shkëlqyer në fushën e tyre të arsimimit dhe të hapave fillestar, të vënies në jetë të njohurive.

Mirëpo për dreq, kur kthej kokën nga ana tjetër e shikoj pas administratën tuaj aktuale, jo e gjitha sigurisht e pa fyer askënd, që i përkushtohet detyrës, shumë prej njerëzve që punojnë ose e drejtojnë atë, më duken si “bedela”. Besoj se e dini çfarë është “bedeli”, një hallexhi që paguhej nga një i pasur, për të shkuar në vend të tij në ushtri, ose të bëj punë të detyruar në këmbim të një pagese, paçka se i rrezikohej jeta.

Kurse “bedelat” e administratës tuaj, janë krejt ndryshe, jo që jeta nuk u rrezikohet, por këto paguhen të mbledhin haraçin nga populli që ta ndajnë me pagatorin… again. Therëse dhe tragjikomike është, se bedelat që ke brenda administratës tani, nuk kanë asnjë gramë shkollë për asqer (ushtarë), por ama tagrambledhësin e mësojnë aq shpejt… sa çel e mbyllë sytë dhe nuk e di si nuk i shikoni, se janë shtuar si miza e lisit!

Mjafton të pyesësh nëpër institucione ku vlon paraja dhe shkalla e lartë e nepotizmit… e do të hapen sytë dhe do të shikosh, se sa është ushtria e “hiçit” me bedela idiot e dembela.

Dy email-et e dërguar në adresën tuaj, janë vërtetë emocionues. Por, kur dy ose dymbedhjetë si ata të vijnë në Shqipëri, si “gjenerala” të fushës së tyre, për të dhënë kontributin me përkushtim, do u mpaket patriotizmi dhe impresioni shpejt… e do ndjehen të zhgënjyer, kur të bashkëpunojnë, drejtohen e u japin mend këta “bedela”, që janë gjela pa zë, por që pjellin florinj.

Por, nëse ti nuk pastron administratën nga këta idiot dembela, ka shumë mundësi që “miku” i ftuar të mbesë papunë si shumë i kualifikuar për pozicionin që po aplikon. Ndaj, që të vijnë ata dhe dhjetra si ata, duhet të largohen me ceremoni këta dhe qindra si këta, asqerët bedela të kushërinjve, hallave, tezeve, dajave dhe xhaxhallarëve, për të ardhur “ushtarë”, të shkolluar nga akademi me emra, me të vetmin qëllim… për tu shërbyer vendit e shqiptarëve! /Ekskluzive.al

Next Post

Mbyllet rinumërimi i 108 kutive për Durrësin, LSI nuk rikuperon por del me minus 1 votë! Kërkonte 136 për të marrë mandatin

Pafytyrësia! Berisha: Soros miku i madh i Shqipërisë! Meta marrëveshje të fshehtë me fondacionin e tij! Sot kërkojnë t’i faturojnë shpalljen 'non grata' nga SHBA

Çudira nga drejtësia shqiptare: Nën hetim për korrupsion që kap miliardin, por Edvin Prifti do t’ju japë mësim studentëve

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved