• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
  • sq
    • sq
    • en
    • it
Sunday, September 7, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Zyrtare: Beogradi heq pasaportën për shqiptarët

November 20, 2020
in Aktualitet, Kryesore

Qeveria e Serbisë ka miratuar një vendim që u mundëson shtetasve të Republikës së Shqipërisë të hyjnë në territorin e Republikës së Serbisë pa një dokument udhëtimi, me një kartë identiteti të vlefshme biometrike, njoftoi të enjten agjencia Tanjug.

Vendimi është rezultat i një marrëveshje ndërshtetërore të nënshkruar midis dy vendeve që do të lehtësojë rrjedhën e njerëzve, mallrave dhe kapitalit dhe do të sigurojë më tej një mundësi për të zhvilluar marrëdhënie të mira fqinjësore midis Ballkanit Perëndimor, tha Zyra e Qeverisë së Serbisë për Bashkëpunim me Media.

Zbatimi i këtij vendimi, siç thuhet, krijon parakushte shtesë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, shkencor, arsimor, sportiv dhe kulturor midis dy vendeve.

Agjencia kroate Hina shprehet se vendimi i sotëm është rezultat i marrëveshjes për lëvizjen e lirë të qytetarëve, të cilën Serbia dhe Shqipëria nënshkruan më 9 nëntor, në kuadër të nismës rajonale “Mini Schengen”.

Si pjesë e së njëjtës nismë, Serbia, Maqedonia Veriore dhe Shqipëria nënshkruan një memorandum mbi bashkëpunimin në luftën kundër COVID-19 në 9 nëntor, shtuan agjensitë.

Memorandumi dhe Marrëveshja u nënshkruan në prani të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe u nënshkruan nga kryeministrat e Serbisë, Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë – Ana Brnabiç, Zoran Zaev dhe Edi Rama.

Kujtojmë që Mini Schengeni, apo ndryshe Schengeni rajonal, pasi sipas kryeministrit Rama i pari jo korrekt në emërtim e i dyti i saktë, është një nismë me nxitje dhe mbështetje të fortë ndërkombëtare, por që në rajon disa vende hezitojnë t’i bashkohen, duke paragjykuar rolin e Serbisë në të.

Te to përfshihet dhe Kosova, por që pranoi nën diktatin e Shtëpisë së Bardhë, në Marrëveshjen e Uashingtonit me presidentin Trump, për t’iu bashkangjitur kësaj nisme.

Next Post

Çmendet kompania "Teleperformance": U kërkon punonjësve të vendosin me detyrim kamera brenda shtëpisë

Denoncimi i gazetarit: Klotilda po rrit të ardhurat e TVSH në buxhet për t'i kaluar 4.1 mln euro inceneratorit të Tiranës

Njihuni me basketbollistin e parë shqiptar në NBA

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved