207 raste të reja dhe 5 humbje jete! Është ky bilanci i COVID-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit, ku shihet një kurbë konstante që vijon prej disa ditësh.
Këto shifra kanë ardhur si rezultat i 2698 testimeve, ku Tirana vijon të mbajë vendin e parë për numrin më të lartë të infektimeve të ndjekura nga Shkodra, Gjirokastra, Fieri e Vlora. Ndërkohë, sa i përket qytetarëve të cilët kanë humbur këtë betejë, Shkodra ka regjistruar ditën e sotme numrin më të lartë të viktimave.
“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 59 – 87 vjeç”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Situata paraqitet e stabël edhe në spitalet COVID, ndërsa për të disatën ditë radhazi, numri i të shëruarve ia kalon të prekurve.
“Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 194 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 538 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 99,441 që nga fillimi i epidemisë”, përfundon njoftimi.