• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Bashkëshorti i ministres goditi me thikë drejtorin, policia justifikohet se ia kaloi Prokurorisë çështjen

April 26, 2024
in Aktualitet, Kronike
        
 

Policia e Shtetit ka reaguar pas publikimit në media të lajmit se burri i ministres Delina Ibrahimaj është arratisur jashtë shtetit, pasi kishte goditur me thikë një zyrtar të lartë, duke i kërkuar që të jepte dorëheqjen.

Edhe pse ngjarja ka ndodhur në nëntor të vitit të kaluar, ajo u raportua vetëm sot nga mediat. Ndërsa edhe pse kanë kaluar mbi pesë muaj nga hetimet, duket se ende nuk ka asnjë urdhër ndalimi të lëshuar ndaj autorit të dyshuar.

Burri i ministres Delina Ibrahimaj, Andri Ibrahimaj, thuhet se qëlloi me thikë për shkak të detyrës drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Kredive (ATK), Eri Koshaj. Kjo është e vërtetuar edhe me aktin e ekspertizës mjeko-ligjore që thotë se Koshaj ka dy prerje me thikë.

Megjithatë, policia thotë se ka vepruar në përputhje me ligjin, duke njoftuar se e ka referuar ngjarjen për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”, ndaj Andri Ibrahimaj.

Njëkohësisht, policia konfirmon se Andri Ibrahimaj i është marrë dëshmia pas ngjarjes dhe është lënë i lirë. Raportohet se Andri Ibrahimaj ndodhet jashtë shtetit prej disa muajsh tashmë.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media për veprimet e Policisë së Shtetit, pas marrjes së një kallëzimi, sqarojmë se:

Më datë 21.11.2023 i është marrë kallëzimi shtetasit E.K. se, në rrugën “Tefta Tashko Koço” është kanosur dhe goditur për shkak të detyrës nga shtetasi A.I. Shtetasit E.K. i është dhënë vendim mjeko-ligjor.

Në vijim të veprimeve dhe në zbatim të detyrave të lëna nga prokurori i procedimit penal u është marrë deklarim shtetasve A.I., E.M. e O.M. dhe materialet janë referuar në prokurori më datë 04.12.2023 për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, në ngarkim të shtetasit A.I.

Policia e Shtetit mbetet maksimalisht e angazhuar në përmbushjen e misionit të saj për ruajtjen e rendit e të sigurisë publike, garantimin e zbatimit të ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe aktet ndërkombëtare, duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut.


        
 
Next Post

U plagos nga bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj, zbardhet dëshmia e Eri Koshaj

U kallëzua se goditi me thikë drejtorin e Kredive, reagon për ngjarjen e rëndë ish-ministrja Delina Ibrahimaj

Legalizuan pronat dhe mbajtën njerëz në punë në këmbim të votës gjatë zgjedhjeve, SPAK arrestime në Kadastër

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In