1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
bakırköy escort
ataköy escort
istanbul escort istanbul escort bayan
jojobet
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
esenyurt escort mecidiyekoy escort avcilar escort istanbul escort istanbul escorts
mersin escort istanbul escort arnavutkoy istanbul escort azeri istanbul escort sefakoy istanbul escort ukraynali
istanbul escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
deneme bonusu veren siteler
Holiganbet
tesbih
şişli escort
istanbul escort
escort konya
skype show whatsapp show
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
alanya escort bayan
casibom
deneme bonusu veren siteler
hoşgeldin bonusu deneme bonusu veren siteler canlı casino siteleri
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, May 19, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

23 vite nga firmat piramidale! SHBA tregon batërdinë e Berishës: Ja milionat që dolën jashtë vendit dhe si u pastruan paratë e naftës që ju shit Millosheviçit

January 31, 2020
in Aktualitet, Dosja X
        
 

Më 24 janar 1997, nisën revoltat popullore kundër qeverisë demokrate dhe presidentit të asaj kohe, Sali Berisha. Gjithçka nisi nga Lushnja dhe më pas deri më 24 korrik i gjithë vendi u mbërthye nga trazirat. Gjithçka ndodhi për
shkak të firmave piramidale, të cilat u morën shqiptarëve mbi 1 miliard dollarë. Revolta qytetare solli dhe fundin e pushtetit të Berishës, i cili si për ironi kërkon edhe sot sërish tym e flakë.

Këtë vit shënohen 23 vite nga firmat piramidale, por mbi zhvillimet gjatë 1997 kanë hedhur dritë amerikanët. FINCEN, Rrjeti për Hetimin e Krimit Financiar, pjesë e Departamentit Amerikan të Thesarit ka bërë një panoramim të të gjithë situatës. Në raportin e siguruar nga gazeta jepen detaje mbi historikun e pastrimit të parave në botë dhe për vendin tonë periudha më negative shihet viti 1997. Agjencia amerikane tregon se vetëm në verën e vitit 1997 dolën nga Shqipëria plot 20 milionë dollarë dhe ato u futën kryesisht në banka greke e disa turke. Bëhet fjalë për para të firmave piramidale, të cilat i kanë nxjerrë të gjitha jashtë dhe shteti i drejtuar nga Sali Berisha nuk mori asnjë masë. “Në rajonin e Detit të Zi vetëm dy rajone, Greqia e Turqia, i përkisnin FATF (më 1997). Afërsia e tyre me 15 vendet e ish-Bashkimit Sovjetik ngre një problem të veçantë në lidhje me pastrimin e parave. Një tjetër problem me bankat e tyre ishte rrjedhja e fondeve të mëdha nga Shqipëria të lidhura me skandalin e piramidave të kursimit. Hetimet pas raportimeve për transaksione të dyshimta kanë treguar se shuma të konsiderueshme parash të thata, rreth 20 milionë dollarë, janë depozituar në bankat e vendeve fqinje në verën e 1997”, thuhet në dokumentin e FINCEN.

Përfshirja e qeverisë

Detaje jepen dhe në një raport të ngjashëm, të nxjerrë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, po me bazë në SHBA. “Kishte shumë probleme menaxhimi, si në sektorin financiar dhe në përgjithësi. Kuadri rregullator ishte i përshtatshëm dhe nuk ishte e qartë se cili kishte përgjegjësi për monitorimin e tregut informal. Edhe pas aprovimit të ligjit të bankave në shkurt 1996 që në dukje i dha fuqi Bankës së Shqipërisë të mbyllte institucionet ilegale financiare, Banka Qendrore nuk mund të merrte mbështetjen e qeverisë. Dhe vërtet qeveria po mbështeste kompanitë piramidale dhe zyrtarë të lartë shfaqeshin shpesh në takime të këtyre kompanive. Edhe në nëntor 1996 teksa kompanitë po shembeshin, kryeministri dhe kryetari i Parlamentit pranuan medalje nderi në përvjetorin e një prej kompanive”, thuhet në dokument.

Embargoja e naftës

Në raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, jepen detaje dhe mbi embargon që Shqipëria theu ndaj Jugosllavisë. OKB në atë kohë ndaloi të gjitha shtetet që të bënin tregti me Jugosllavinë, sidomos për lëndët djegëse. Por Shqipëria dhe Mali i Zi ishin të vetmet shtete që e thyen. Sipas CIA, qeveria “Berisha” blinte naftë në Greqi dhe pastaj e shiste në Jugosllavi me çmim disa fish më të lartë. Kjo solli të ardhura të larta në vend. Por sipas FMN, qeveria e asaj kohe realizoi embargon përmes disa prej firmave piramidale. Në raportin e amerikanëve bëhet e ditur se disa prej firmave kishin nisur të lulëzonin që shumë vite më parë dhe u fuqizuan pikërisht nga embargoja e naftës. “Shumica e kompanive shqiptare ishin thjesht piramidale pa asete të vërteta ku të mbështeteshin. Disa nga kompanitë e mëdha si VEFA, Gjallica e Kamberi, kishin disa investime. Ato besohet se ishin të përfshira dhe në aktivitete kriminale siç ishte shkelja e embargos së Kombeve të Bashkuara duke kaluar mallra e karburante drejt Jugosllavisë, që besohet se ishte dhe burimi i aseteve të tyre fillestare.

Disa prej tyre kishin qenë në biznes prej vitit 1992, por edhe pse fillimisht nuk ishin piramida, deri në fillim të 1996 kompanitë u fokusuan në biznesin e tij piramidal pasi kur ato u shembën ishte e qartë se detyrimet e tyre i kalonin fuqimisht vlerën e aseteve”, thuhet në dokument. Në raport bëhet e ditur se pasi shqiptarët kuptuan hilen e firmave piramidale dhe pasi OKB hoqi embargon, financat e shtetit ranë ndjeshëm. “Të ardhurat e qeverisë u gjymtuan pasi pikat doganore dhe zyrat e taksave ishin djegur. Deri në fund të qershorit leku ishte zhvlerësuar ndaj dollarit me 40 për qind. Çmimet ishin rritur me 28 për qind në gjysmën e parë të 1997. Shumë industri ndaluan prodhimin dhe tregtia u ndërpre. Ndërkohë skemat kryesore piramidale vazhdonin të ruanin asetet e tyre dhe të pretendonin qëndrueshmëri duke i rezistuar mbylljes”, thuhet në dokument.

Nafta drejt Jugosllavisë

Dihet që Berisha e theu embargon dhe trafikohej në Jugosllavi naftë me çmim shumë të lartë dhe kjo sillte fitime për shtetin. Por kur embargoja ra, fitimet u ulën. “Dy ngjarje përgatitën skenën për maninë e skemave piramidale në 1996. Së pari, në fund të 1995 sanksionet e OKB kundër ish-Jugosllavisë u pezulluan gjë që solli një humbje të konsiderueshme të ardhurash nga kontrabanda për kompanitë shqiptare. Në janar 1996 kompanitë kryesore ngritën normat e interesit nga 4-5 në muaj në 6 për qind në muaj, ose rreth 100 për qind në terma vjetorë. (Inflacioni vjetor në Shqipëri ishte rreth 5 dhe në 1995 dhe arriti në 17 për qind në 1996.)

Së dyti, ishte pasiguria për zgjedhjet parlamentare që po afronin në maj, çka nxiti kompanitë të rrisnin përsëri normat e interesit në 8 për qind në muaj ose më shumë se 100 për qind në vit. Në këtë periudhë skema të tjera hynë në treg duke ofruar interesa edhe më të mëdha. Në fillim të 1996 dy skema të reja, Xhaferri e Populli dhe një tjetër skemë që nuk kishte fare investime, Sude, përshkallëzuan aktivitetin duke ofruar interesa prej 12-19 për qind në muaj”, thuhet aty.


        
 
Next Post

Basha lë në baltë Berishën, i prerë kundër revoltave: Udhëzon FRPD për protestë simbolike në përvjetor të 20 shkurtit

Ngrihet alarmi: Shënohet rasti i parë i një personi të infektuar me koronavirus në shtetin fqinj

Nuk gjen qetësi toka! Lëkundje të forta tërmeti në Greqi: Ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë

“Sinjal” nga Ermal Peçi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com