Banorët e zonës pranë Pallatit me Shigjeta në Tiranë janë përplasur me policinë e Rendit dhe atë Bashkiake.
Mësohet se rreth 100 banorë janë përplasur me forcat policore. Banorët kundërshtojnë vendosjen e disa kazanëve të mbeturinave pranë pallateve të tyre dhe për pasojë ka ardhur përplasja.
Të njëjtat burime shtojnë se përplasja ka shkuar deri në dhunë fizike mes banorëve dhe policisë.