1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
bakırköy escort
ataköy escort
istanbul escort istanbul escort bayan
jojobet
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
esenyurt escort mecidiyekoy escort avcilar escort istanbul escort istanbul escorts
mersin escort istanbul escort arnavutkoy istanbul escort azeri istanbul escort sefakoy istanbul escort ukraynali
istanbul escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
deneme bonusu veren siteler
Holiganbet
tesbih
şişli escort
istanbul escort
escort konya
skype show whatsapp show
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
alanya escort bayan
casibom
deneme bonusu veren siteler
hoşgeldin bonusu deneme bonusu veren siteler canlı casino siteleri
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Dosja X

Mit’hat Havari: Ja si ndodhi “grushti i shtetit” më 1998, si e braktisën detyrën zyrtarët e policisë, lëvizjet e Perikli Tetës dhe operacioni për të marrë RTSH

September 15, 2019
in Dosja X, Kronike
        
 

Ish-funksionari i lartë i policisë, koloneli Mit’hat Havari ka hedhur dritë mbi ngjarjet e 14 shtatorit 1998. Dje u shënuan 21 vite nga “grushti i shtetit” dhe Havari ka qenë një ndër protagonistët. Ai punonte në Ministrinë e Brendshme dhe ka qenë pjesë e operacioneve të policisë atë ditë për të qetësuar situatën. Havari ka hedhur dritë që kur u sulmua Kryeministria, te braktisja e detyrës nga policia dhe lëvizjet e ish-ministrit Perikli Teta.

-Zoti Havari, më 14 shtator u shënuan 21 vite nga i ashtuquajturi “grushti i shtetit”. Ju keni qenë një ndër protagonistë e asaj kohe, pasi ishit punonjës në Ministrinë e Brendshme. Mund të na thoni si çfarë ndodhi më 14 shtator 1998?

Ngjarjen e 14 shtatorit të vitit ’98 e provokoi opozita e kohës me në krye Partinë Demokratike, pra krerët e saj. Asokohe PD drejtonte turmën. Por më lejoni të futem në temë. Pas vrasjes së ish-deputetit Azem Hajdari mbrëmjen e 12 shtatorit të vitit 1998, në 14 shtator do të bëhej varrim i Azemit. Por krerët e Partisë Demokratike, së bashku me militantë dhe dashamirës së ish-deputeti Hajdari morën arkivolin e tij në krah dhe u drejtuan drejt Kryeministrisë. Qëllimi i shkuarjes para Kryeministrisë ishte që të tregonin se nga godina e Këshilli të Ministrave u dha urdhri për të ekzekutuar ish-deputetin Hajdari, i cili njihej në radhët e demokratëve dhe si lider i dhjetorit, që çimentoi themelet e një epoke të re të demokracisë nga diktatura komuniste. Unë besoj dhe isha i bindur se ky ishte një skenar i parapërgatitur, pasi udhëheqja e Partia Demokratike u kthye tek selia e PD dhe e la arkivolin e Hajdarit në duart e militantëve, ku as familja e vetë, pra e shoqja e Azemit, zonja Fatmira Hajdari nuk e nderoi dot burrin e saj në mënyrën më dinjitoze, siç e do zakoni i mortit dhe siç duhet të nderohet një njeri, e jo më një lider si Azem Hajdari. Në atë moment militantët e ulën arkivolin, duke e braktisur dhe duke qenë se ishin përgatitur dhe ishin pajisur me municione nisën të sulmonin Kryeministrinë.

Sulmet ishin nga më të ndryshmet, duke filluar nga automatikë, deri tek anti-tanket. Për pasojë u vranë 4 persona, pasi situata degjeneroi në luftë. Në ato moment me urdhër të Presidentit të kohës, doli Garda e Republikës, për të qetësuar situatën, aq më tepër që misioni i saj ishte rruajtja e objekteve të rëndësisë së veçantë. Por situata ishte shumë e rëndë dhe gjithçka kishte dalë nga duart dhe Policia e Shtetit dhe Garda nuk mund të bënin asgjë. Atëherë, një grup i vogël njerëzish që mbetën aty e morrin arkivolin e Hajdarit, e çuan tek selia e PD dhe më andej e çuan në varrezat e Sharrës.

-Mendoni se ishte një plan i mirëorganizuar nga lart ?

Tek Varrezat e Sharës shkuan rreth 100 persona, të kryesuar nga familja, krerë të Partisë Demokratike dhe ca të tjerë. Pjesa tjetër, sidomos militantët të PD ngelën tek Kryeministria. Sali Berisha i la militantët aty dhe u kthye vetë tek Selia e Partisë Demokratike. Pa diskutim që këtu vlen të nënvizohet fakti se militantë kishin marrë instruktazhe misionin i tyre nuk ishte vajtimi për Hajdarin, por për të marrë pushtetin. Kjo pasi një opozitë dinjitoze nuk e lë trupin e liderit në duart e njerëzve të panjohur, por trupi i të ndierit duhet të ishte në makinë e funeralit, sikundër e do zakoni i mortit me dafina e me kurora përsipër. Kështu që, situata degjeneroi nga situatë funebre në një akt terrori ose sikundër u quajt asokohe nga ish-ministri i Brendshëm, Perikli Teta “grusht shteti”. Sepse nga “arkivoli” banditët që shoqëronin Azem Hajdarin u turrën drejt bizneseve të Tiranës, duke grabitur e plaçkitur gjithçka që u dilte përpara. Më pas hynë nëpër dikastere dhe ministri, Kryeministri, duke djegur, shkatërruar dhe plaçkitur gjithçka. Madje, goditën me plumba dhe armë të rënda edhe zyrën e kryeministrit të kohës, Fatos Nano.

-Ai që akuzohet më shumë për këtë ngjarje është ish-kryeministri Berisha, lider i PD në atë kohë. Çfarë roli kishte ai?

Sali Berisha mbrëmjen e 12 shtatorit deklaroi se Azem Hajdari u vra nga dora e shtetit. Dua të theksoj se ish-deputeti Azem Hajdari u vra mbrëmjen e 12 shtatorit të vitit ’98 nga dora kriminale e një grupi nga Tropoja dhe jo nga Vlora, Berati dhe Tirana. Vrasësit e Azem Hajdarit ishin tropojanë dhe e vranë atë për interesat e tyre, jo të pushtetit. Hajdari nuk u vra për arsye politike, por për arsye personale të “bandave të Tropojës”. Më pas një grup militantësh që unë asokohe i etiketova si një grup terroristësh shkuan tek Televizioni Publik Shqiptar, i kryesuar nga Izet Haxhia, ky i fundit asokohe badiguard i Sali Berishës dhe që momentalisht është në burg, pasi akuzohet për pjesëmarrje në vrasjen e Azem Hajdarit. Tashti, në këto kushte kur gjithçka ishte në dorë të banditëve, Ministria e Brendshme ishte asfiksuar, nuk po kryente asnjë veprim. Ndërkohë në Televizionin Publik Shqiptar po jepnin intervista banditët, ky synimi ishte marrja e pushtetit me dhunë dhe jo se u dhimbsej Azem Hajdari. Këtë e tregoi e gjithë kurba e intervalit të lëvizjes që ata bënë, ku Hajdarin në vend që ta çonin në varreza me gjithë nderimet që i takon t’i bëhet çdo njeriu që shkon në botën e përtejme, ata e përdorën për kredo politike.

-Po ju ku ishit dhe çfarë bëtë?

Situata ishte e rëndë. Kështu që, i ndodhur përpara kësaj situate, unë isha në Ministrinë e Brendshme, jo me detyrë të lartë, por dytësore, duke pasur urrejtje patologjike dhe antipati për njerëz të botës së krimit dhe në kushtet që e dija se ashtu sikundër pushtuan ministritë e tjera do të na pushtonin edhe ne, u hodha në veprim. Unë nuk mund të lejoja që një grup banditësh të na vrisnin dhe me shumë kurajo shkova në zyrën e ministrit të Brendshëm të kohës, të ndierit Perikli Teta, teksa brenda ishte dhe i ndieri Gramoz Pashko, pasi ishin në koalicion me socialistët në qeverinë e Fatos Nanos. Atëherë, sapo unë hyra në zyrën e Perikli Tetës, Gramoz Pashko më pa dhe më thirri me shumë emocion. Vlen të nënvizoj faktin që ata në zyrën ishin pothuajse të përgjumur. Madje dua të evidentoj faktin që Perikli Teta e kishte humbur “busullën”, ndërsa Pashko ishte më energjik dhe pothuajse atë zyrë e drejtonte ai, ndërsa titullarët e tjerë të Ministrisë së Brendshme i kishin braktisur detyrat, duke filluar nga ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hasan Ahmetaj dhe shumë titullarë të tjerë të ministrisë që i përkisnin regjimit të shkuar komunist. Si duket ata e kishin braktisur detyrën, pasi kishin bërë një marrëveshje për t’u larguar me dorëheqje. Kjo pasi ata nuk donin Fatos Nanon. Dua t’ju bëjë me dije se ata e bënë qëllimisht pasi Nano kishte një shkallë të lartë inteligjence dhe nuk kishte simpati për ish-zyrtarët e lartë të nomenklaturës së kuqe, pra nuk i donte. Kështu që, unë shkova atje dhe më ngarkuan që unë të merrja përsipër një operacion dhe të shkojë tek TVSH dhe të mundësoja që të fikej energjia atje, në mënyrë që militantët terrorista të mos jepnin intervista. Shkova te televizioni se ndodhej aty afër një nënstacion elektrik që furnizonte me energji televizionin shtetëror. Por kur shkova atje më thanë që nuk është këtu qendra, por tek Gjykata e Tiranës. Por kur shkuam te stadiumi breshëritë e kallashnikovit fërshëllyen mbi kokat tona. Jeta ishte në fije të perit.

Në rrugët e Tiranës nuk kishte këmbë njeriu, jo më automjete. Atëherë shkova te Gjykata e Tiranës, takova një inxhinier, i cili më sqaroi se n.q.s stakohej energjia elektrike prej tyre, automatikisht vihej në funksion përsëri sepse poshtë në bodrum të televizionit ishte një gjenerator gjigant që automatikisht vihej në punë. U ktheva dhe raportova për situatën. Me ministrin e Brendshëm të kohës e lamë atë punë, e lamë që nuk do të stakoheshim se nga kjo situatë mund të shkatërroheshin e gjithë makineria dhe pajisjet e shtrenjta të televizionit të blera me djersën e popullit shqiptar. Kështu që për të shmangur situatën e lamë atë punë. Unë me iniciativën time, duke e njohur krimin, thashë që duhet të mblidhemi urgjent në terren. Atëherë Gramozi dha urdhër që urgjent të dalin forcat. Pas këtij operacioni, u mblodhën forcat e policisë dhe filluan të qarkullonin. Dua të kujtoj që një grup nga Ministria e Brendshme tentuan të dilnin përjashta, tentuan të arratiseshin, por nuk e realizuan sepse punonjësit e Ministrisë së Brendshme nuk e hapën derën. Atëherë ata shqyen bravën e Ministrisë së Brendshme nga pjesa veriore dhe u larguan. U larguan për të ardhur sërish më vonë sepse e kuptua që situata po ndryshonte në favor të procesit të paqes. Pas këtyre ngjarjeve të rënda, u fut në lidhje me Sali Berishën ministri i Brendshëm dhe ndërkohë ndërhynë edhe ndërkombëtarët. Dalëngadalë qyteti pastaj filloi të merrte frymë, janë djegur shumë makina policie. Duke u afruar mbrëmja unë u shkëmbeva me Ilir Metën, i cili ishte i shoqëruar me Anastas Angjelin dhe më tha t’i ke treguar veten burrë edhe herë të tjera. Si duket kishte marrë informacion dhe unë i thash që e kam bërë gjithçka për shtetin ligjor. PD që duhet të ishte partia e paqes ka qenë parti e dhunës, i ka pëlqyer gjithmonë dhuna dhe e ka transferuar atë që nga ato vite e deri më sot e kësaj dite.

-Po ky largimi i Nanos…

Ai ishte larguar me të drejtë sepse Sali Berisha deklaroi publikisht në televizion se Azem Hajdarin e ka vrarë Fatos Nano. Është normale që Fatos Nano të merrte masa për veten dhe për familjen sepse një njeri i pashkolluar do të besonte fjalët e Sali Berishës dhe do të shkonte të vriste fëmijët e Fatos Nanos, meqë u tha se ky kishte vrarë Azem Hajdarin. Të nesërmen ndërkombëtarët ndërhynë, u ulën gjakrat dhe erdhi ministri i Brendshëm dhe Fatos Nano tha që unë duhet të bëja një hap para sepse më shpalli hero. Ai tha se unë kam kontribuuar që Ministria e Brendshme të mos bjerë. Kam dalë në rrugët e Tiranës i vetëm me fëmijët e mi. Kam ikur vetëm me një anëtar të FNSH, kur të tjerët kishin për detyrë të mbronin vendin. Unë nuk kam qenë në pushtet as me të majtën, as me të djathtën, unë kam qenë i depolitizuar dhe i shërbeja vendit tim. Nuk ma jepte rrogën Sali Berisha e Fatos Nano, por populli me taksat e veta. Pak a shumë këtu mbaroi historia e 14 shtatorit. Gramoz Pashko ka dhënë një kontribut të fortë në mbajtjen e situatës në këmbë sepse e vërteta duhet thënë. Gramoz Pashko dhe unë ndryshuam situatën. Kjo ishte arsyeja që edhe Ilir Meta kur erdhi po atë mbrëmje, por edhe Fatos Nano të nesërmen, na thanë që jemi si heronj dhe na falënderuan. Unë i djathti dhashë kontribut për vendin tim. Ajo ditë në vend të ishte për ceremoninë mortore të Azem Hajdarit, u kthye në një ditë terrori, u kthye në një grusht shteti për të marrë pushtetin me dhunë. Por nuk ishte aq e lehtë sepse koha tregoi që bota e qytetëruar dhe ndërkombëtarët kanë influencë këtu tek ne duke e ditur që shqiptarët janë të brishtë dhe dhanë kontributin e tyre duke bërë që situata të ndryshojë. Pasojat e rënda që la ajo ditë e rëndë nuk harrohen. Dua të kujtoj që vetë e shoqja e Azem Hajdarit ka dhënë deklaratë në një televizion dhe ka thënë që jam pezmatuar , jam rënduar shumë psikologjikisht që burri im u varros në kushte të tilla, duke shtënë e duke vrarë e plagosur njerëz, duke djegur makina e sulmuar Ministrinë e Brendshme dhe duke u bërë gaz i botës e duke e marrë vesh e gjithë bota se në çfarë gjendjeje jemi ne. Intervistoi:Rigels Seliman/ Sot


        
 
Next Post

PD lë në baltë presidentin: Merr fund plani i Metës për zgjedhje më 13 tetor!

Britanikët tregojnë detajet 21 vjet nga “grushti i shtetit”: Lufta e Berishës për pushtet, duke mos pranuar humbjen asnjëherë!

Ilir Meta ka probleme psiqike: Me foton e Azem Hajdarit bënë thirrje për revolucion, lëshon mesazhin e fortë ndaj qeverisë: Koha nuk pret! O sot o kurrë!

“Sinjal” nga Ermal Peçi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com