Avokati Spartak Ngjela, nuk e sheh aspak të nevojshëm këtë dialog. Ngjela tha se opozita jashtë Kuvendit nuk ka asnjë ngarkesë juridike në kuptimin e pozicionit ligjor në Shqipëri. Forca e saj thotë ai, do të matet vetëm pas zgjedhjeve.
“Përse duhet dialogu mazhorancë-opozitë? Opozita aktuale nuk është në parlament, çfarë force ka? Kur të vinë zgjedhjet në 2021 atëherë krijon forcën zgjedhore. Tani janë të gjithë njerëz të thjeshtë të popullit, nuk kanë asnjë ngarkesë juridike në kuptim të pozicionit ligjor në Shqipëri. Janë njerëz të thjeshtë të popullit të grupuar në parti politike. Në këto momente, partia politike kur nuk ka zgjedhje nuk ka aktivitet. Kur ka zgjedhje fillon aktiviteti, atëherë do të kuptohet forca e saj. Garancinë e zgjedhjeve e kanë marrë ndërkombëtarët me reformën në drejtësi. Nëse nuk ka drejtësi nuk mund të ketë zgjedhje. Gjermanët dhe amerikanët na kanë thënë se do t’u bëjmë pushtetin gjyqësor, po u bë zgjidhen të gjitha”, tha Ngjela në Ora News.
Ndërsa flitet për një marrëveshje të fshehtë Rama-Basha, Ngjela thotë se ata vuajnë për një marrëveshje.
“Jo marrëveshje për Shqipërinë, por për të bllokuar reformën në drejtësi. Por nuk do ta bëjnë” shton ai.
Ngjela ka besimin se me drejtësinë e re të gjithë pronat e pajustifikuara të njerëzve të drejtësisë dhe politikës do të sekuestrohen.
Ngjela: Çdo pronë e pajustifikuar merret me Kushtetutën e re.