Duke ritheksuar se rrugës së drejtësisë i shkon i vetëm dhe pa asnjë mbështetje, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka shuar kureshtjen e medias, nëse ka marrë apo jo një mesazh nga kryeministri Edi Rama, pas vendimit të dhënë nga Gjykata për Krimet e Rënda.
Ai ka thënë shkurt “fare”, duke shtuar se e rëndësishme për të është t’i shkoj deri në fund rrugës së drejtësisë për të vërtetën e tij, dhe në këtë përballje është i vetëm.
Kryeministri nuk ka dhënë asnjë reagim pas vendimit, a keni marrë ju mesazh nga Rama?
Nuk e kuptoj pse duhet të më pyesni mua a ka folur kryeministri apo jo, duhet të pyesni… fare dhe rrugës së drejtësisë i shkoj i vetëm përballë kjo është më e rëndësishme, si keni kureshtje për çdo gjë veç vendimit të gjykatës, këtë nuk e kuptoj