Dy ditë pasi Gjykata e K.rimeve të Rënda vendosi ta dënojë Saimir Tahirin për shpërdorim detyre, dënim që nuk do ta kalojë në b.urg, por në Shërbim Prove, ai ka dalë në një deklaratë për mediat. Për të sqaruar siç shprehet ai “të verteten time”.
E kisha kollaj të rrija në parlament gjithë kohës, e të shfrytëzoja politikën, sic kanë bërë të gjithë ata para meje pa asnjë përjashtim.
E theksoj pa asnjë përjashtim të gjithë para meje, janë akuzuar për vjedhje e v.rasje e nuk janë përballur me drejtësinë, i janë fshehur drejtësisë, e lashë se vetëm drejtësi nën sqetullën e politikës për mua nuk do ishte.
Por e theksoj se është më mirë rreziku nga padrejtësia se sa drejtësia që të bën politika ku radha e servilave e shushunjave shtohet e shtohet në kurriz të popullit.
U përballa edhe me ata ca që heshtën sikur te mos kisha ekzistuar kurrë dhe me ata që s’mu ndanë nga fyti që nga dita ime e parë në politik. Por mire kane bere.
Se burrat dallohen nga cilësia e armiqëve që kanë. Këtë rrugë zgjodha. Edhe kur isha ministër edhe tani, me këtë rrugë do edukoj fëmijët e mi, vetëm për të vërtetën time. Që kur nisi ky proces mbajta akuza nga më monstruozet”.