Pas shirave të dendur gjatë natës kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shteti po punon për të normalizuar situatën. Kryeministri ka publikuar disa foto ku shfaqen dëmet e shkarkuara nga stuhia dhe banesat që ndodhen nën ujë.
“Mirëmëngjes dhe me pamjet e punës që vijon pa ndërprerje për normalizimin e situatës pas stuhive të mbrëmshme, ju uroj një ditë të qetë”, shprehet ai teksa publikon edhe fotot.
Ende vijojnë shirat e dendur në vend. Qytetet që janë prekur më shumë nga shirat dhe moti i furishëm janë Tirana, Fushë-Kruja, Lezha, Durrësi, Vlora dhe Laçi. Rrethi i Krujës dhe qytetit i Laçit janë gdhirë nën ujë. Deri më tani raportohen dhjetëra banesa të përmbytura dhe dhjetëra familje të izoluara në fshatrat e Krujës dhe Laçit. Është bllokuar qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës pasi është përmbytur Aksi Milot dhe Fushë- Krujë- Milot kalohet me vështirësi.